Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris

Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris

Autoritetet kompetente të Francës kanë ndërmarr masa të jashtëzakonshme në Paris në prag të zhvillimit të ndeshjes së kampionatit botëror të futbollit ndërmjet Francës dhe Kroacisë dhe përvjetorit të revolucionit borgjez francez. Njoftohet se për mbarëvajtjen e rendit janë angazhuar 12 mijë oficerë të policisë dhe 1 mijë e 600 ushtarë. Franca është ende në gjendje alarmi për shkak të kërcënimit terrorist, prandaj forcat e sigurisë në të gjithë vendin po përgatiten për një fundjavë grumbullimesh publike që fillojnë sot  me festën kombëtare të 14 Korrikut që feston sulmin ndaj Bastijës në vitin 1789, një pikë kthese e revolucionit francez. Autoritetet presin që turmat që do të festojnë ditën e Bastijës nuk do të shpërndahen, pasi janë gati për finalen e kupës së botës që luhet të dielën dhe për këtë arsye siguria është përforcuar ndjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon dy ministra për keqpërdorim të 1.1 milionë eurove

Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar dy ministra të Qeverisë Kurti për keqpërdorim të rreth …