Shoqeria Levizja

Shoqëria Lëvizja zbulon pllakën në bazën e LPK-së dhe UÇK-së në Golem të Kavajës

Shoqëria Lëvizja sot zbulon pllakën në bazën e LPK-së dhe UÇK-së në Golem të Kavajës, në shtëpinë e Musa Demirit. Kryetari i shoqërisë “Lëvizja” ka njoftuar se në këtë shtëpi gjatë atyre viteve (1994-2001), kanë qëndruar qindra veprimtarë, drejtues e luftëtarë të LPK-së me detyrën dhe përgjegjësinë e madhe, përgatitjen dhe organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë. Shumë prej këtyre veprimtareve, drejtuesve e luftëtarëve kanë rënë në altarin e lirisë. Në këtë ngjarje fjalime do të kenë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano. Zbulimi i Pllakës do të bëhet prej orës 11:00, në Shtëpinë e Musa Demirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …