Kryetari Jashari mori pjesë në rivarrimin e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë

Ka filluar procesi i zhvarrimit të Dëshmorëve të Zonës Operative të Drenicës nga fshatra të ndryshëm, për t’u rivarrosur në Marinë, pas varrezave të Polacit, tashmë ka filluar rivarrimi i dëshmorëve nga fshatra të ndryshëm për t’u përcjellur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Për të parë nga afër procesin e rivarrimit të Dëshmorëve të UÇK-së, gjatë ditës së mërkurë mori pjesë edhe Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe Drejtorët e Drejtorive nga Komuna e Skenderajt. Dëshmorët e lirisë po përcillen nga fshatrat e ndryshëm për t’u rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë. Dëshmorët e lirisë po rivarrosen me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

Lavdi të gjithë Dëshmorëve!

Kontrolloni gjithashtu

Muaji Rozë përmbyllet me marsh ndërgjegjësues për luftën kundër kancerit të gjirit

Me rastin e përmbylljes së Muajit Rozë, stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) …