Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Glauk Konjufca: Hashim Thaçi në shoqërinë tonë është vetë simboli i përçarjes

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar sot në Kuvend se kërkesa e pozitës për të krijuar unitet me kryetarin Hashim Thaçi për dialogun është ironike. Sipas tij, Thaçi në shoqërinë kosovare është simbol i përçarjes.“E kam dëgjuar një kërkesën absurde nga pushteti e kjo është thirrja që ta krijojmë një unitet me presidentin Thaçi, kjo kërkesë është ironike sepse Thaçi në shoqërinë tonë është vetë simboli i përçarjes. Kush i ka fajet për këtë?. 20 vite karrierë politike këtij personi i kanë mësuar rregullën që ai ka, bashkëpunëtorët i trajton si çorapet, nëse e lavdëron ai të ngritë, pak me dashtë të bënë edhe kryeministër apo drejtor i Inteligjencës”, ka thënë Konjufca. Sipas tij, është dëmë i madh t’i lihet fati i tryezave të ardhshme një njeriu si Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …