A do ta lejoj Gjykata Speciale Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait?

Gjykata e Hagës ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, duke konfirmuar se të paraburgosurit mund të bëjnë kërkesë për leje të veçantë për arsye humanitare. Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka deklaruar  se gjyqtarët kompetentë do të shqyrtojnë çdo kërkesë të tillë. “Korniza ligjore e gjykatës së Hagës, u mundëson personave të paraburgosur që të bëjnë kërkesa për arsye detyruese humanitare. Gjyqtarët do të vendosin për kërkesa të tilla”, thuhet në përgjigjen e tij. Ende nuk ka një vendim konkret nëse Thaçit do t’i jepet leje për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet i ditur përmes publikimeve zyrtare të Speciales.

Kontrolloni gjithashtu

Ardian Gjini: Pas 5 tetorit, pa president të ri, Kosova mund të përballet me krizë kushtetuese

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në një krizë …