A. Q. Fushata kundër myslimanëve, fushatë kundër vetvetes

E kapur fort për pushteti, Qeveria e Kosovës ka nxjerrë në sipërfaqe fajtorin kujdestar të të këqijave, kësaj radhe fushatën kundër myslimanëve shqiptarë, për të cilët konsideron se po përhapin urrejtje fetare e racore dhe po marrin, ose kanë marrë pjesë në luftën e Sirisë.


 


 Arrestimi i dhjetëra shqiptarëve të këtij besimi në Kosovë, paralajmërimi për arrestimin edhe të eksponentëve të tjerë, nuk ka si shpjegohen ndryshe pos si përpjekje e Qeverisë për ta zhvendosur problemin e vërtetë, krizën e ngërçin politik dhe institucional, që e ka përfshirë shtetin e brishtë të Kosovës, me fajin e mujsharëve aktualë, politikë, gati të gjithëve, pa dallim. Qeveria po u  tregon muskujt disa shqiptarëve islamë me mjekra të gjata, por nuk ia mban kundër mjekrave ortodokse  të Veriut, as të atyre brenda Kosovës, të cilët kanë bekuar dhe haptas bekojnë kriminelët serbë, të cilët kanë vrarë dhe kanë masakruar shqiptarë.


 


Kjo fushatë është nxitur për mes disa eksponentëve, të disa medieve të njohura për kujdestari kundër myslimanëve, të cilët i përgjithësojnë rastet, krijojnë insinuata, vetë shpallen të rrezikuar, ashtu si dikur ishte vetë shpallur i vrarë nga Serbia, Baton Haxhiu, gjatë luftës  duke u frikësuar  se mund ta likuidonte UÇK-ja. Ashtu si përnjëherë pas luftës, vrasjen e milicëve serbë, në Grackë të Lypjanit, Veton Surroi e kualifikoi si fashizëm të shqiptarëve. Ky soj i gazetarucëve, kjo shëmti njerëzore, nuk lë gur pa lëvizur për ta nxirë realitetin dhe për ta dëmtuar imazhin e vendit, sepse këta dhe të tillët paguhen nga qarqet antishqiptare, madje paguhen shumëfish më tepër sesa nga redaksitë ku punojnë. Si mund të shpjegohet ndryshe ky voluntarizëm i tillë, apo kjo “dashuri” e tyre e përvëluar për Kosovën, kur deri dje madje edhe sot këta dhe të tillët kanë bashkëpunuar me Stanishiqët, Gjuroviqët, Milosheviqët. Apo ndoshta mendojnë se nuk i njohim se nuk ua dimë prejardhjet, se nuk dimë gjë për veprat e ndyra të baballarëve të tyre, për kumbarinë dhe pobratiminë e tyre me serbë…


 


Përhapja e gënjeshtrave, ndërsyerjet, yshtjet, propaganda e zezë, piketimi për “Terrorizmin në Kosovë” dhe fushatat e tilla nuk janë realiteti i vendit tonë, por është pasqyra, imazhi të cilën dëshiron ta krijojë Serbia për Kosovën, gjithnjë duke u mbështetur në lidhjet e veta, të dikurshme e të sotme, gjithnjë me të njëjtin soj të njerëzve, pjellë e bashkim vëllazërimit të panatyrshëm nga gjirizet sllave.  Janë të tillë ata të cilëve u pengojnë mjekrat e myslimanëve, por i adhurojnë mjekrat e priftërinjve serbë, ( mjekra për të cilat, popat shtyhen se kush nuk po e lan, madje as e lagë me ujë, për 10 e 20 vjet),  janë kumbarët e  deridjeshëm, të cilët i kanë bekuar dhe ua kanë prerë flokët e kërthizat, sipas zakonit sllavo-ortodoks. Soji i tillë i gazetarëve shkruan dhe boton me porosi, nxit fushata dhe implikon në veprime edhe Policinë e Kosovës, të cilën duhet se kush e udhëheq, dihet fare mirë prejardhja e kreut dhe shumicës së tyre.  Kjo mbetje dhe jashtëqitje e Serbisë në Kosovë ka dy pika referimi, luftën kundër UÇK-së dhe kundër të ashtuquajturit “Terrorizëm islamik”.  Edhe pse gjenerali italian i KFOR-it, ish-komandanti i përgjithshëm e këtyre forcave paqeruajtëse, Salvatore Farina, i autorizuari numër një për sigurinë e Kosovës, e tha krejt qartë dhe krejt haptas. “Nuk ka terrorizëm në Kosovë!”. Por ky konstatim si duket nuk i ka pëlqyer Qeverisë së Kosovës, e cila e ka nxitur këtë fushatë, krejtësisht dhe kryekreje fushatë për qëllime politike.


 


Çdo fe, sidomos tri fetë monoteiste, kanë bajraktarët dhe apologjetët e tyre, kanë Anton Kçirët, muhaxhirët, janullatosët e bastardët e vetë…


 


Është e vërtetë se çdo fe, sidomos tri fetë monoteiste, kanë bajraktarët dhe apologjetët e tyre, kanë Anton Kçirët, muhaxhirët, janullatosët e bastardët e vetë, kanë madje edhe kardinalë që vajtojnë për “Kosovën serbe” të pushuar nga shqiptarët myslimanë. Nuk ka fe në botë që nuk e ka krahun ekstrem. Dhe ky krah është gjithnjë në shënjestër, është “xhokeri” në duar të pjesëtarëve militantë të feve të ndryshme.  Militantë të tillë, me bindje të tillë ka edhe në Kosovë, por bindjet e tilla nuk mund të dënohen, ndërsa veprimet e tyre po, por veprime të tilla konkrete nuk kemi në vendin tonë. 


 Cilat janë veprimet e tyre konkrete?


Asnjë rast i tillë, ta quajmë terrorist, i kësaj ngjyre, nuk ka ndodhur në Kosovën e pas luftës, kundër shqiptarëve të besimeve të tjera. Rastet në Siri, në Irak, në Palestinë nuk i takojnë Kosovës, as Shqipërisë, nëse shqiptarë  të caktuar kanë shkuar atje pa pyetur Tiranën apo Prishtinën zyrtare, ndërsa kjo e fundit ka një pjesë të veten të palarë të fajit, sidomos për “rekrutimin” e disa shqiptarëve islamë  në luftën e Sirisë. Pikërisht për ta larë këtë “damkë”, Qeveria po u vërsulet mjekrave, leshit të tyre dhe disa veshjeve tre fërtal të  disa myslimanëve.


 Çfarë faji kanë myslimanët e Kosovës pse një bastard, i cili publikisht ka copëtuar pasaportën e vendit tonë shkon e lufton në Irak?  Ai është vetë-distancuar nga Kosova.


 


Përpjekja për t’ i dënuar frymëzuesit e tillë, a nuk na  përkujtojnë përpjekjet e baballarëve të këtyre gazetarucëve, përpjekjet e Konferencave të LSPP për t’i dënuar frymëzuesit e demonstratave të vitit 1981? Atëbotë, bijtë e ambasadorëve të Titos dhe të UDB-ashëve të Kosovës, kishin shpikur indoktrinimin e rinisë shqiptare, duke fajësuar për këtë indoktrinim Shqipërinë e Enver Hoxhës.


 


 Përpjekjet e këtyre qarqeve për ta dëmtuar imazhin e Kosovës


 


Përpjekjet e këtyre qarqeve për ta dëmtuar imazhin e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, me shumicë islame, nuk kanë si të mos përputhen qind për qind me përpjekjet e Athinës, Kremlinit e Beogradit karshi çështjes shqiptare në përgjithësi dhe në veçanti karshi Kosovës. Andaj fushata kundër islamit, arrestimi i njerëzve që mendojnë dhe shprehin ndryshe pikëpamjet e tyre fetare, nuk ka të bëjë as me fjalën demokraci e lërë më me veprimin apo natyrën e demokracisë, nuk ka të bëjë as me edukatën fetare, sepse në çdo luftë në botë ka pasur dhe do të ketë mercenarë, ka pasur dhe do të ketë idealistë, edhe pse idetë e tilla nuk na pëlqejnë, ashtu sikur idetë tona për çlirim nuk u kanë pëlqyer as u pëlqejnë serbëve, nuk u kanë pëlqyer dikur as turqve të Baba Dovletit.


 


Përpjekjet për shpikjen e terrorizmit islam në Kosovë, nuk mund t’ i shërbejnë askujt më mirë dhe më shumë sesa Beogradit. Dhe, kjo shpikje po shfrytëzohet nga Serbia më tepër se askush. Kjo shpikje është autogoli, që Kosova ia ka dhënë vetvetes, qoftë krye në vete me njerëz-zyrtarë, që u ka marrë koka erë, qoftë me yshtjen, aprovimin e ndonjë ambasadori, apo ambasadoreje të huaj në vendin tonë.


 


Kjo fushatë e zezë dhe e ligë duhet të ndërpritet në radhë të parë për të mirë të vendit, për të mirën e shqiptarëve në përgjithësi. Nuk ka asnjë arsye të arrestohen brenda ditës 50 të dyshuar myslimanë, të cilët me asgjë nuk e kanë rrezikuar as e rrezikojnë Kosovën.


Ndjekjet individuale kundër çdo ekstremi fetar mund dhe duhet të vazhdojnë.


Duhet të ndiqen kriminelët serbë në veri, të cilët kanë vrarë dhe po vrasin madje edhe policë shqiptarë, nëse shteti do të tregojë se është i fortë dhe i pa kompromis me shkelësit e ligjit.


Duhet të ndiqen vrasësit, trafikantët, kriminelët, dhunuesit, të korruptuarit, duhet të ndiqen ata që po ia vrasin ardhmërinë Kosovës  dhe trevave të tjera, duke mos lejuar bashkimin e saj me Shqipërinë, për t’ u bërë një shtet i fortë dhe një faktor serioz në Ballkan e më gjerë.


Duhet të ndiqen penalisht gazetarët e redaktorët që shpifin dhe krijojnë insinuata të dëmshme për të ardhmen dhe sigurinë e vendit.


Duhet të ndiqen ata që bashkëpunojnë me Serbinë dhe EULEX-in kundër luftës së UÇK-së,


duhet të ndiqen amoralët, gejet, shtazarakët, monstrumët dhe krejt ata, veprimet e të cilëve fyejnë moralin njerëzor, fetar e kombëtar, duhet të ndiqen uzurpuesit e tokave dhe pronave shoqërore, dëmtuesit e pasurive dhe resurseve të Shtetit.


Ka kush ndiqet në Kosovë, jo për çdo ditë, por 10 herë në ditë. Mirëpo, shtetet e brishta si ky i yni ia dinë hallin vetes, ata i “shtinë brirët” atje ku mendojnë se i nxjerrin lehtë. I shtyjnë kundër myslimanëve të mjerë, të ndarë e të përçarë kudo në botë, të cilët me mijëra vriten gjatë ditës, dhe marrin një shembull për të bërë propagandë duke lënë anash faktin se Izraeli vret 500   palestinez për një izraelit, ashtu si dikur, Adolf Hitleri.


 


Nëse jemi njerëz duhet të veprojmë me njerëzi, me maturi, sepse çdo krijesë e krijuar nga Zoti duhet ta ketë vendin e vet në nën-qiellin dhe dritën e diellit,  që Ai  ia ka caktuar, pa dallim feje, race, gjinie, moshe etj.


Pse u dashka të jetë më i keq një mysliman me mjekër sesa një prift ortodoks, po ashtu me mjekër, deri në brez?


Pse u dashka të lejohet të mbulohet një murgeshë dhe jo një  vajzë myslimane?


 


Në emër të cilit moral, në emër të cilës fe lejohet lakuriqësia, ndragia, kërthiza jashtë, prostitucioni, pederastia, pedofilia, lesbiket dhe shëmtitë sodomiste njerëzore?


 


Nuk po flasim për raste të veçanta, sepse të tilla ka pasur ka dhe do të ketë kudo në botë, por po flasim për dukuritë e  shëmtuara që tashmë na kanë okupuar.


 


Jemi njerëz, andaj duhet t’ i vënë gishtin kokës. 


Njeriu pa moral është më keq se kafsha dhe nuk ka fe në botë që lejon amoralitet, perversitetet. Pikërisht lufta e disa hoxhallarëve tanë kundër këtyre prapësive morale është në shënjestër të amoralëve, qofshin ata gazetarë, apo qeveritarë të shthurur e të deformuar, apo zyrtare të larta të Qeverisë e Shtetit që iu bien  publikisht në përqafim autoriteteve të huaja .


Këtu qëndron urrejtja antifetare e gazetave e portaleve që jetojnë nga pornografia. Ata i pengon çdo fe dhe çdo pastërti morale. Shfletoni këto mediet dhe portalet antiislame, antikombëtare, antinjerëzore, antifetare  dhe do të bindeni se cila është pasqyra e tyre amorale, ADN-ja e tyre ekzistenciale?

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë …