leoni

A.Qeriqi: Bashkimi Evropian shpërblen serbët të cilët vranë e masakruan kroatët, myslimanët e Bosnjes dhe shqiptarët e Kosovës

Evropa ka vendosur të marrë në gjirin e vet Serbinë, me qëllim që brenda mundësive ta minimizojë ndikimin rus, por edhe për ta dëmshpërblyer (moralisht e politikisht) për shkak të bombardimeve të NATO-s,  në pranverë të vitit 1999, ku  në radhët ushtarake të Aleancës Veriatlantike morën pjesë edhe disa shtete të Evropës.


Politikanët aktualë të vendeve anëtare të BE-së, të Parlamentit Evropian  dhe të mekanizmave të tjerë të kësaj Perandorie globaliste kanë ushtruar presion të fuqishëm te Qeveria e Kosovës, të cilën e kanë detyruar të heq dorë madje edhe nga pavarësia e deklaruar, me qëllim për të ngopur orekset antishqiptare të Serbisë, e cila nuk do të mund të merrte ofertën për kandidim në BE pa pëlqimin e Prishtinës zyrtare. 


 


Po ta vërejmë me kujdes qëndrimin e shteteve të Evropës ndaj Serbisë, duke përjashtuar Britaninë e Madhe, të gjitha shtetet e tjera, gjatë tërë dekadës së fundit , Beogradin zyrtar e kanë trajtuar me prioritet të veçantë, me një kujdes krejtësisht  të tepruar dhe  të panatyrshëm, me qëllim për t’ ia hapur dyert në BE, pavarësisht se ky shtet ka shkaktuar tri lufta të përgjakshme, sidomos në decenien e fundit të shekullit xx në territoret e ish-Jugosllavisë, edhe pse, Beogradi zyrtar nuk ka hequr dorë nga aspiratat hegjemoniste e kolonaliste ndaj Kosovës, edhe pse nuk ka kërkuar falje për krimet në ish Jugosllavinë trashmë të vdekur, edhe pse është aleati historik, madje edhe gjenetik, i Kremlinit, edhepse Serbia mban nën shtypje e shfrytëzim krahinën shqiptare- myslimane të Sanxhakut, edhepse ka privuar nga shumë të drejta kombëtare shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore, edhe pse ka asimiluar më shumë se 2 milionë vlleh, edhe pse ka asimiluar qindra mijëra hungarezë, edhe pse në vazhdimësi prej vitit 1912 ka ushtruar dëbim dhe shfarosje masive të popullatës jo serbe, ka dëbuar qindra mijëra turq, shqiptarë e boshnjakë në Turqi e vende të tjera, edhe pse ka aplikuar sa e sa herë metodën fashiste të “tokës së djegur”, BE-ja Serbisë ia fali të gjitha, duke besuar verbërisht se Beogradi do të shkëputet nga ndikimi i Kremlinit. Sa për dëmin që Serbët ua ka sjellë popujve fqinj Evropa mamuthe, as që don të dijë, sepse kjo i takon së kaluarës.


 


Nuk do të vonojë shumë dhe shtetet e BE-së do të binden në kryeneçësinë e mendësisë xhandare të popullit dhe të politikës serbe.


Logjikisht shtrohet pyetja, përse Evropa ka qëndrim kaq përkëdhelës dhe kaq ofrues  për këtë shtet autoritar me një të kaluar tipike fashiste?


 


Shumica dërrmuese e shteteve të Evropës kanë ndihmuar dhe kanë marrë pjesë në themelimin e Serbisë së Madhe, e cila fillimisht u quajt Mbretëri, apo Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene, (1918-1941), e më vonë RSFJ (1945-1991). Ky shtet është “bekuar” nga politikat evropiane në radhë të parë për shkak se ka shkaktuar Luftërat Ballkanike ( 19011-1912), Luftën e Parë Botërore (1914)  luftën në Kroaci (1992) luftën në Bosnje e Hercegovinë ( 1992-1995), luftën në Kosovë (1997-1999) dhe për shkak se ka ushtruar  gjenocid sistematik kundër shqiptarëve, turqve, hebrenjve kroatëve, myslimanëve, hungarezëve dhe dojçerëve të Vojvodinës, në kushte dhe rrethana të caktuara kohore.


Bagazhi kriminal i Serbisë dhe i popullit serb në trojet e Ballkanit është i njëjtë me regjimet më kriminale të botës. Pikërisht për këtë qëndrim kryeneq është edhe shteti i parë në rruzullin tokësor, pas vitit 1945, i cili është bombarduar nga fuqia më e madhe ushtarake e botës, sikur është NATO-ja,  bombardim nga ajri, që u ndërmor prej 24 marsit e deri më 10 qershor të vitit 1999.


 


Kjo është  Serbia, kundruar nga këndi realist, historik, kjo është e përkëdhelura e Evropës, por fatlumërisht jo edhe e përkëdhelura e Amerikës, sikur kishte qenë Jugosllavia e Titos.


Kjo është ish dhe tani Sodoma e Ballkanit dhe e Evropës.


Këtë të kaluar të përgjakshme të popujve të Ballklanit, të cilën e ka shkaktuar Serbia në vazhdimësi prej vitit 1912 e deri tani, për plot një shekull,  e di Evropa e “qytetëruar”, Evropa e idealeve iluzuioniste të shqiptarëve, po aq iluzuioniste dhe të ngjashme me idealet e dikurshme proletare.  Nuk kanë kaluar as dy muaj, kur serbët plagosën me armë zjarri më shumë se 30 ushtarë paqeruajtës, austriakë dhe gjermanë, që operojnë në kundër të KFOR-it, në veri të Kosovës.  Kjo është Serbia që ka zhdukur trupat e më shumë se 1800 shqiptarëve të kidnapuar gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe dyshohet me të drejtë se, që të gjithëve, paraparaklisht u janë marrë organet e pastaj  mbetjet e tyre janë djegur në Shkritoren e Trepçës, të Maçkaticës, apo janë hedhur në Moravë, Savë e lumenj të tjerë, si ushqim  për peshq.


Është e logjikshme se prania e Serbisë në Evropë do të ketë ndikim të dyanshëm, edhe Serbia do të evropianizohet paksa, ( nëse hyrja nuk është menduar  vetëm për t’u bërë pengesë për Kosovën) por edhe Evropa do të serbizohet në ndonjë segment të shantazheve, sepse kur rrinë së bashku e mira me të ligën, detyrimisht i japin diçka njëra tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjermania insiston në themelimin e Asociacionit, para se ajo të marrë vendim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kosova është në hapin e fundit të procesit të aplikimit pasi ka kaluar një votë …