leoni

A. Vuçiq, mori vendim që të heqë gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake të ushtrisë serbe

A. Vuçiq, mori vendim që të heqë gjendjen e gatishmërisë më të lartë luftarake të ushtrisë serbe

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë thuhet se Vuçiq, në përputhje me autoritetin e tij, i dha urdhër ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe kreut të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Millan Mojsilloviq, për çlirimin e forcave nga gjendja e reagimit të shpejtë dhe urgjent. Vuçiq, i cili është edhe komandant i lartë i ushtrisë serbe, ka urdhëruar vënien e forcave në gjendje të lartë gatishmërie pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar Liqenin e Ujmanit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, më 29 shtator. Thaçi ka vizituar Ujmanin dhe vendkalimin kufitar Bërnjak me përcjelljen e forcës speciale të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …