Brickos

Aleksander Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës

A.Vuçiq: Paraprakisht janë dhënë garanci nga Amerika e BE-ja, që të plotësohen kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se paraprakisht janë dhënë garanci nga Amerika  dhe BE-ja, se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësohen. Heqja e barrikadave në veri të Kosovës nis të enjten. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, tha se largimi i barrikadave nga rrugët në veriun e Kosovës do të fillojë mëngjesin e së enjtes. “Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, tha Vuçiq. Ai mbrëmjen e së mërkurës takoi përfaqësuesit e serbëve nga Kosova në Rashkë në jug të Serbisë dhe njoftimi se barrikadat do të hiqen erdhi në ditën kur një gjykatë në Prishtinë vendosi lirimin nga paraburgimi të ish policit serb, Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit çoi në bllokimin e rrugëve në veriun e Kosovës. Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë garantuar se “asnjë nga serbët që vendosën bllokadat, nuk do të ndiqet penalisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …