Anadolu Agency

AA: Një delegacion i Departamentit të Drejtësisë bisedon me Qeverinë turke për ekstradimin e Gulenit

Agjencia turke e lajmeve “Anadoly” ka bërë të ditur se një delegacion i përbërë nga zyrtarët e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë gjatë dy ditëve do të realizojnë bisedime në lidhje me ekstradimin e mundshëm të kreut të organizatës terroriste FETÖ, Fetullah Gülen, e cila nga autoritetet turke konsiderohet si organizatë terroriste. Sipas burimeve zyrtare bëhet e dirur  se ditën e hënë në Turqi do të mbërrijë delegacioni prej katër personash, i cili përbëhet nga tre përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë dhe një person nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Delegacioni amerikan do të kryejë një sërë takimesh në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës terroriste Fetullahçi (FETÖ), Gülen. Delegacioni në datat 23-24 gusht do të kryejë takime me autoritetet në lidhje me ekstradimin dhe tentativën e puçit.

Gjithashtu edhe zyrtarët e ministrisë me udhëzim të ministri turk të Drejtësisë, Bekir Bozdağ, kanë kryer përgatitjet para vizitës së delegacionit amerikan. Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë krahas dosjeve të dërguara për ekstradimin do të ndajnë me bashkëbiseduesit amerikanë prova të rëndësishme se tentativa e puçit më 15 korrik është kryer nën urdhrat dhe komandën e Fethullah Gülen. Ndërsa Ministria Turke e Drejtësisë në letër-përgjijen e saj të dërguar SHBA-së kishte propozuar fillimisht dërgimin për bisedime të një delegacioni amerikan në Turqi dhe më pas dërgimin e një delegacioni turk në SHBA. Departamenti Amerikan i Drejtësisë pas pranimit të propozimit të bërë nga Turqia pati njoftuar se do të dërgonte një delegacion në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …