AAK

AAK e vendosur me argumente se nuk kanë territor për t’i falur askujt

AAK-ja, në një njoftim medial ka bërë të ditur se vendimi i sotëm i Kryesisë së Kuvendit, që debati për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të mbahet më 3 gusht, është vendimi më i mirë i kësaj mazhorance në raport me temën e cila është kontestuar me të drejtë që sa kohë nga opozita, profesionistë të shumtë e qytetarë jo vetëm të Pejës por të mbarë Kosovës. “Ky vendim edhe pse i vonuar do të jetë mundësia më e mirë që të binden të gjithë ata që po e mbrojnë ketë formë të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i falë mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës, se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe prek integritetin territorial të vendit. I falënderojmë të gjithë deputetët, pa dallim partie, që kanë insistuar vazhdimisht në organizimin e një debati të tillë, dhe po ashtu ju bëjmë thirrje edhe kolegëve të tjerë deputetë që t’i thërrasin arsyes së shëndosh dhe të mbrojnë atë çka është interes madhor i vendit, siç është territori”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …