AAK-ja vazhdon sot diskutimet për gjendjen e rëndë në vend me përfaqësues nga ekonomia dhe me bizneset private

AAK-ja vazhdon sot diskutimet për gjendjen e rëndë në vend me përfaqësues nga ekonomia dhe bizneset private

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të vazhdojë ciklin e takimeve për “daljen nga gjendja e rëndë në vend”. Përmes një komunikate për media, AAK-ja ka bërë të ditur se të hënën do të takohet në një tryezë diskutimit me përfaqësues nga ekonomia dhe me bizneset e sektorit privat. “Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi me përfaqësues nga ekonomia, me bizneset e sektorit privat si punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Tryeza mbahet në orën 11:00, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Rama

Rrahman Rama: Besoj se ish-krerët e UÇK-së do ta fitojnë betejën e fundit në Hagë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se katër …