AAK

AAK: Marrëveshja për Demarkacion është lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e saj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se Marrëveshja për Demarkacionin është mundësi për ta rishikuar dhe korrigjuar marrëveshjen paraprake për këtë çështje. Në deklaratën për medie, thuhet se nënshkrimi i deklaratës së Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, me të cilën shtetet respektive marrin për obligim të rishikojnë dhe të korrektojnë gabimet në procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi në drejtimet Çakorr dhe Kullë është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Fakti se njëra prej temave më të rënda po merr epilog, është rezultat i një pune intensive të përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Malit të Zi. AAK duke i dhënë mbështetje të fuqishme kësaj marrëveshje merr përsipër që në bashkëpunim me të gjitha forcat politike dhe Institucionet e shtetit të angazhohet në finalizimin sa më parë të kësaj marrëveshje, thuhet në mes tjerash në deklaratën për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama: Ne shqiptarëve, nuk na del një shtet, na duhen dy shtete, andaj i kemi dy kombëtare në futboll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  tha se shqiptarët nga Kosova që e përfaqësojnë Shqipërinë në …