Vetëvendosje organizon pika grumbullimi të ndihmave për të lënduarit dhe të mbeturit pa strehë në Shqipëri

VV: Marrëveshja për Demarkacion në mes dy presidentëve, është mashtrim

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur mashtruese marrëveshjen për Demarkacion në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq. Kjo deklaratë e Thaçit me homologun e tij malazez është e papranueshme, e padrejtë dhe mashtruese. Së pari teksti i kësaj deklarate nuk është dashur të nënshkruhet pa njoftimin, dijeni dhe diskutimet në institucionet e Kosovës. Kjo deklaratë rikonfirmon marrëveshjen e 26 gushtit të 2015 të nënshkruar në Vjenë. Rezultatet e komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, janë shpërfillur tërësisht në këtë deklaratë. Deklarata Thaç-Vujanoviq është mashtrim. Kuvendi duhet urgjentisht të formojë komisionin hetimor parlamentar ku do të shqyrtohet çështja e Demarkacionit me Malin e Zi dhe VV qysh sot do të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve për këtë iniciativë, ka theksuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …