Albin Kurti

Albin Kurti është shprehur kundër miratimit të marrëveshjes se demarkacionit me Malit e Zi

Krerët e gjitha subjekteve politike parlamentare, në një takim të mbajtur sot në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, kanë arritur pajtueshmëri për ta votuar shumë shpejt marrëveshjen e demarkacionit, e cila i hapë rrugë liberalizimit të vizave të qytetarëve të vendit tonë. I vetmi lider partiak që është shprehur kundër miratimit të marrëveshjes është ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ne takimin që krerët e subjekteve parlamentare kanë zhvilluar bashkë me ambasadorët e vendeve të Quintit, janë zotuar se deputetët e tyre do të votojnë pro kalimit të marrëveshjes që i jep fund izolimit të qytetarëve kosovarë për të udhëtuar pa viza në Zonën Shengen. Nga ky takim, është bërë e ditur se kryetari  i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shprehur qëndrimin e prerë kundër marrëveshjes duke theksuar se deputetët e Vetëvendosjes janë kundër miratimit të saj në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …