AAK pret Ali Ahmetin në Prishtinë: mesazh bashkërendimi politik shqiptar në rajon

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pritur në selinë e saj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në një takim të cilësuar si “vëllazëror”, në një moment kur zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon mbeten dinamike dhe të ndjeshme. Ahmeti është pritur nga përfaqësues të lartë të AAK-së, përfshirë Ardian Gjinin, Besnik Tahirin dhe Daut Haradinajn. Në njoftimin zyrtar të partisë, takimi është prezantuar si një diskutim me theks në bashkëpunimin dhe raportet politike mes faktorëve shqiptarë në rajon. Sipas komunikatës, në takim është vlerësuar kontributi i Ali Ahmetit në proceset politike të shqiptarëve që nga vitet ’90, si dhe roli i tij në forcimin e faktorit politik shqiptar në hapësirat ku jeton ky komunitet në Ballkan. Përveç vlerësimeve historike dhe simbolike, palët kanë diskutuar edhe zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon, duke e vendosur theksin te nevoja për koordinim dhe bashkërendim më të madh ndërmjet aktorëve politikë shqiptarë.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …