Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kritikuar ashpër pushtetin aktual, duke thënë se kriza politike dhe institucionale është rezultat i drejtpërdrejtë i qeverisjes, jo i faktorëve të jashtëm apo të së kaluarës. Sipas tij, disa zyrtarë qeveritarë po e përdorin emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi si arsyetim për mungesën e rezultateve dhe për, siç tha ai, “paaftësinë dhe abuzimet” në detyrë. “Kriza është produkt i pushtetit. Disa ministra vazhdimisht arsyetohen me emrin e Hashim Thaçit për të mbuluar paaftësinë, mos punën dhe abuzimet që bëjnë”, ka deklaruar Ismaili. Ai gjithashtu ka kritikuar mënyrën e komunikimit në skenën politike, duke e quajtur të përsëritur dhe pa përmbajtje. “Politika është kthyer në klishe. Edhe mënyra e komunikimit është e njëjtë, e zbrazët dhe e përsëritur”, është shprehur ai. Ismaili ka shtuar se qeveria aktuale, sipas tij, në çdo proces politik tendos përgjegjësinë drejt opozitës, duke shmangur llogaridhënien për vendimet dhe veprimet e veta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
