leoni

Abas Goxhaj: Të ndahet "hala" nga "guri"

Abas Goxhaj: Të ndahet “hala” nga “guri”

O Kosovë, në vite e mote

Ti e di se ç’farë hoqe

Për liri shumë u përpoqe.

Me halle ,gjith’jeta jote..

 

Kosovarë more dardanë

Shekujt pa gjumë u lanë,

Për liri e për Vatanë

E merrni plumbin në ballë !

 

Kosovë , o luledritë,

Mbete gjith’ jetën në pritë,

Që të shpëtosh nga të liqtë

Kaloi të gjithë në sitë.

 

Ngreje zërin fort e prer

Të jetojë, kush t’a ket’ nder,

Të vjellë, kush të ket’ vrer,

Të dalë, kush është bes-prer.

 

Kosovë, gjumë pafjetur,

S’mbahet gjarpri nënë sqetull,

Hala, nuk mbahet në vetull,

Në krahë s’mbahet një i vdekur.

 

Lëviz maja, e buçet mali

Në Drenicë, po tundet varri,

Bën të dalë Adem Jashari,

E kërkon në ballë Vatani..

 

Shkumëzon e “derdhet” deti,

Po lëkundet amaneti,

Amanet i gjall’ bajrak

Me rrënjë thellë në gjak..

 

Vlorë, 24.3.2018

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …