Brickos

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku: Njeriu që ka marrë në mbrojtjen Qeveria është intervistuar në Prokurorinë e Gjykatës Speciale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar intervistimin e ambasadorit Martin Berishaj nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Ai përmes një video-postimi, ka thënë se “Njeriu që ka marr të gjithë mbrojtjen e të gjithë Qeverisë po intervistohet sot nga ora 8 e mëngjesit në Prokurori Speciale”. “Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ishte ndërmjetësues në blerjen e energjisë, për këtë kishte marr plot 1.5 milionë euro para këtu në Prishtinë. Para Komisionit Hetimor në Parlament që kishim bërë ne, kishte fshehur edhe të gjithë pasurinë. për të gjitha këto vepra kishte marrë mbështetjen blanko të Qeverisë. Dhe teksa flasim për mafinë energjetike, sot,  jo më larg se një ditë pas diskutimit në Kuvend, Korporata Energjetike ka shtuar edhe dy tenderë sekret në vlerë prej gjysmë milioni euro. Partia në pushtet nxori një poster nga numrat e të kaluarës, kështu po na thotë hajna ata, hajna edhe ne. Por hajnat janë të njëjtë. Keqpërdorimi i parasë publike ka një përfundim. Përgjegjësi të plotë para ligjit. Për këtë do të jemi pakompromis!”, ka thënë Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …