ABDIXHIKU PRET NË TAKIM AMBASADOREN E FINLANDËS

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Abdixhiku dhe Stjernvall diskutuan për mundësitë e përfitimit të Kosovës nga praktikat e mira të shtetit finlandez, sidomos në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Duke e përgëzuar për marrjen e detyrës, ambasadorja shfaqi gatishmërinë e shtetit të saj për t’i ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit rreth implementimit të projekteve të parapara nga qeverisja e tanishme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i DEÇANIT nxjerrë Deklaratë për aktgjykimin e padrejtë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Deçanit, z. Hajdar Sutaj, dhe në …