Avdullah Hoti thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës, do të determinoj paqe dhe siguri në rajon

Abdullah Hoti: Besoj që së shpejti do të gjejmë një zgjidhje për veteranët

Dogana e Kosovës e ka tejkaluar projeksionin e buxhetit për këtë vit. Për tetë muaj, Dogana ka arritur të hyra në vlerë prej 682 milionë euro, apo 81 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e Financave, Avdullah Hoti. Gjersa ky i fundit tha se nëse vazhdon të rritet numri i veteranëve përfitues, do ta kenë të pamundur të sigurojnë mjetet shtesë për këtë vit. “Ne sivjet me projeksionet buxhetore i kemi të ndarë 25 milionë euro, me rishikim të buxhetit që kemi e kemi rritur edhe për 7 milionë euro shtesë që janë 32 milionë euro komplet për këtë vit. Numri i veteranëve po rritet nga muaji në muaj. Për muajin gusht janë paguar 27 mijë veteranë. Me këtë trendin që është duke shkuar këto tre katër-muajt e fundit, ne mund ta mbyllim vitin me 38 mijë veteranë që të tërheqin pensionet e tyre dhe ky buxhet as për së afërmi nuk i plotëson nevojat për këtë kategori. Unë besoj që së shpejti do të ulemi dhe do të gjejmë një zgjidhje për këtë kategori. Është shumë e rëndësishme, është e lidhur çështja e pagesës së veteranëve me programin që e kemi me Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe jo vetëm kaq. Reformat duhet të bëhen në këtë drejtim, është e lidhur edhe me programin me sfidat e mileniumit ku janë afër 400 milion dollarë që do t’i marrë Kosova, është e lidhur me mbështetjen që e marrim prej Komisionit Evropian përmes MSA dhe programeve të tjera. Kështu që është tepër e rëndësishme që ne të gjejmë një zgjidhje për këtë”, tha Hoti, raporton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …