Abdullah Mehmeti zgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Besianë

Abdullah Mehmeti zgjidhet kryetar i degës së AKR-së në Besianë

Në prani të një numri të madh të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re sot ka mbajtur Kuvendin e Degës në Podujevë, ku me shumicë votash kryetar u zgjodh Abdullah Mehmeti. Kryetari më i ri u shpreh i nderuar që do t`i përfaqësojë vendasit e tij në këtë detyrë, duke u zotuar kështu për angazhim dhe përkushtim edhe më të madh në të ardhmen. Punimet e këtij Kuvendi, kishte ardhur t’i ndjekë nga afër edhe Nënkryetari i AKR-së Korab Sejdiu, po ashtu edhe Sekretari i përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli, Kryetari i Forumit Rinor Sami Boroci, e shumë të tjerë.

Nënkryetari Sejdiu tha se tani është koha që t’i themi stop keqqeverisjes që vazhdon tash e sa vite. “Ka ardhur koha për një frymë të re. AKR është gati t’ua kthejë shpresën të gjithë qytetarëve. Puna e denjë, e sinqertë, e me duar të pastra, do të jetë përgjigjja që ne do t`iu japim qytetarëve të Kosovës” tha ai.

Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe Sekretari i përgjithshëm i partisë, Vesel Makolli, i cili tha se konsolidimi i degës së AKR-së në Podujevë, është një dëshmi tjetër që jemi më të fuqishëm se kurrë drejt arritjes së qëllimit tonë të përbashkët me AKR-në në qeverisje. “Me programin e AKR-së do të krijohet shteti i rendit dhe ligjit. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të keqpërdoret buxheti i shtetit” tha ndër të tjera Sekretari i AKR-së.

Më pas Kuvendi vazhdoi punimet me zgjedhjen e strukturave të tjera udhëheqëse të degës, duke shënuar kështu përmbylljen e procesit të konsolidimit të të gjitha nëndegëve, si dhe Forumeve të partisë edhe në këtë Komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …