leoni

Arton Musliu

Arton Musliu: Rreth krahut, të bashkuar

Në historinë moderne të formimit të shteteve ka pak popuj të cilët kanë arritur që shtetet e tyre t’i formojnë përmes rezistencës paqësore. Ta zëmë, Norvegjia, apo Islanda. Ndërkohë që formimi i shteteve si rezultat i shpërbërjes së ish federatave është tjetër kontekst. Pra, popujt gjithandej nëpër botë kanë arritur synimet e tyre sublime përmes tytës së pushkës, përmes sakrificës deri në flijim. Në një botë me afër 8 miliardë banorë, e në të cilën frymojnë 5000 popuj, fliten afërsisht 600 gjuhë të ndryshme, shteti ynë, Kosova, ka fatin të jetë një ndër më pak së 200 shtetet ekzistuese. Edhe përkundër faktit se ende nuk është anëtare e BE- së , NATO- s, OKB- së dhe disa mekanizmave tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, subjektiviteti, por edhe personaliteti juridik ndërkombëtar i Kosovës është i padiskutueshëm, i pamohueshëm, i pakundërshtueshëm.

Prandaj, në kontestin kohor ndërkombëtar jemi fatlum që rezistenca jonë ushtarake, e ndihmuar nga miqtë tanë, kulmoi me formimin dhe njohjen e shtetit tonë të dashur. Çlirimi i Kosovës, e më pastaj edhe pavarësimi i saj, përveç tjerash mundësoi edhe themelimin e sistemit demokratik pluralist, me ç’rast krahu i luftës nuk arriti të ruajë kohezionin. Kanë kaluar shtatëmbëdhjetë vite që prej çlirimit tonë dhe ky krah, pra krahu i luftës, nuk ka qeverisur në formën e dëshiruar dhe të duhur asnjëherë. Kjo për shkak të konstelacioneve të njohura politike.

Kjo kohë ka ikur. Tanimë po vjen koha e këtij krahu. Koha e njerëzve të cilët në momentet më të vështira për popullin tonë ishin të gatshëm të dalin në ballë të frontit. Qeveria e udhëhequr nga njerëzit e luftës, me gjithë oscilimet që mund të ketë, do të jetë efektive, efikase dhe mbi të gjitha e vendosur për ta çuar vendin përpara. Personalisht jam shumë kurioz të shoh efektet e qeverisë së ardhshme duke qenë se kemi shumë sfida si shoqëri e shumë më shumë detyra si shtet.

Arsimi i degraduar tejmase, sistemi gjyqësorë jo i dëshirueshëm, mungesa e konkurrencës në të gjitha fushat dhe rritja e mirëqenjes së qytetarëve janë vetëm disa nga sfidat që e presin qeverinë e ardhshme. Problemet e sajuara shtetërore, si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe liberalizimi i vizave kërkojnë lidership të guximshëm dhe zgjidhje racionale. Për bindjen time asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk paraqet kërcënim për karakterin unitarë të shtetit. Në ndërkohë që demarkacioni duhet të dërgohet në arbitrazh në mënyrë që kjo çështje të konsiderohet se ka filluar të zgjidhet, e që për rrjedhojë do të duhej të fitonim liberalizimin e vizave.

Krejt në fund, Kosovës i duhet një Fillim i Ri. Një fillim i cili fut në binarë të duhur shtetin dhe shoqërinë tonë.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNj; Aktiviteti i shtuar i Gjykatës Speciale po ndërmerret para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë

Sipas KMDLNj-së, fallangat e Gjykatës Speciale në mëngjesin e së të enjtes, deri në këto …