leoni

Adem Lushaj

Mr. Adem Lushaj: Jo fushatës që nxit urrejtje qytetare dhe vëllavrasje!!!

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, do mbahen me 11 qershor. Edhe pse zyrtarisht, fushata zgjedhore është dhjetë ditore (31.05-09.06), subjektet politike tashmë kanë filluar me fushatat e tyre, në kërkim të votës qytetare. Pra, në mënyrë zyrtare asgjë s’ka filluar, kurse kërkimi i votës veç po vazhdon, bile edhe me akuza dhe retorikë të ashpër. Akuzat dhe retorika që ka filluar të përdoret nga përfaqësues të ndryshëm të subjekteve garuese, ka dhënë sinjale jo të mira, ngase po nxisin qytetarët për fyerje dhe kërcënime ndaj njëri tjetrit, nga më të ndryshmet. Në raste, këto fyerje dhe kërcënime, po tejkalojnë kufijtë e njerëzores, gjë që hap rrugë për institucionet e hetuesisë dhe drejtësisë, për marrje të veprimeve të pa dëshiruara …

A kemi nevojë të përdorim retorikë fyese nga ata që garojnë për karriget e “buta” dhe përfitimet që do kenë gjatë mandatit që do marrin? A është normale të zhvillohen fushata të cilat nxisin urrejtjen ndër qytetare, ndër vëllazërore, deri edhe në kërcënime për vrasje apo akte tjera kriminale? Është e kuptueshme që gjatë fushatave zgjedhore të kemi fjalorë “politikë”, fjalor dhe premtime që tashmë veç janë aq banale që pak nga votuesit mund edhe tu besojnë premtimeve zgjedhore, besa edhe jo zgjedhore. Por, jo të kalohet në ekstreme, e që më pas, mund të ketë pasoja në njerëz.

Subjekte garuese të punojnë programe zgjedhore të cilat do bindin votuesit, programe që janë për të mirën e vendit. Të përdoret gjuha politike duke prezantuar programe zhvillimore ku mund të punësohen qytetarët, e mos të marrin arratinë nëpër rrugët e botës. Të na bindin me programe si të ngrehin cilësinë në arsim, të përmirësojmë shërbimet shëndetësore, të krijojnë institucione ku do mbi zotëron rendi dhe ligji.

Qytetarët anekënd Kosovës, mos të bien pre e fushatave që do përçajnë vëllain me vëlla, mikun me mikun, shokun me shokun. Ata të cilët do ia mësyjnë kutive të votimit, tu thonë JO atyre që mendojnë që janë të korruptuar, të mbështesin dhe të bëhen pjesë e iniciativave për Kuvend dhe Qeveri të pastër. Tu tregojmë popujve të të gjitha vendeve, se dimë të mbajmë zgjedhje, të organizojmë fushata dhe të zgjedhim ata që janë me duar të pa përlyera, që do dërgojnë vendin në drejtim të duhur të zhvillimit dhe integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …