Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: Partitë politike në Kosovë si ekipet e futbollit

Një gjë duhet pranuar e deshëm apo s’deshëm, politika shqiptare sidomos ajo në Kosovë po përjeton një krizë të thellë. Ç’është më e keqja arsye nuk ka?!. Por absurdi më i madh është kur i shef këta politikanë secili më prepotent se tjetri pastaj kur i dëgjon me atë retorikën e tyre megalomane, njeriu duhet bërë monolog me vetveten se kush është fajtori?. Dialogu është i pa mundur sepse sa persona aq variatete të ndryshme. Situatë politike tejet kaotike, konfuze, grindje, akuza, përplasje,mospajtime, amulli,urrejtje…

 Kjo qeveri fillim e mbarim e nisi mbrapsht dhe përfundoi ashtu,por bazuar në rrethana se çfarë bëri ajo tepër e ka shtyrë në kohë. Them tepër sepse lëre që nuk solli asgjë të mirë,por donte të sillte shumë të këqija, edhe ashtu të deponuara pa ndërprerë që nga pas lufta. Krijimi i koalicionit abnormal PDK-LDK si kundërshtar të ashpër në shumë sfera të jetës si në politikë ashtu edhe më gjërë, dakordoheshin vetëm atëherë kur ishte në dëmë të Kosovës. Si psh: krijimin e gjykatës special, krijimin e “zajednicës”, demarkacionit etj. Falë opozitës aktive nga këto tri të këqija vetëm gjykata speciale mori dritën “jeshile”, pra diqka që pasojat do të ndihën më vonë. Për këto pasoja Isa Mustafa as që brengoset dhe nuk është as pak befasuese kur dihet fakti çfarë karriere politike ai bartë mbi supet e veta, por pak a shumë ishte e pa pritur nga Hashim Thaçi i dalë nga krahu i luftës. Dhe më në fund kjo keq-qeverisje e mori grushtin e merituar.

Me të caktuar data e zgjedhjeve të para kohshme partitë politike filluan ti “freskojnë” radhët e veta  ,mu si ekipet futbollistike në fund të kampionatit.

Një aderim i çmendur nga një parti në tjetrën, tamam si kalimet spektakulare të futbollistëve . Edhe ekipet futbollistike do ua kishin lakmi për një transferim kaq të shpejtë të këtyre “politikanëve”, të cilët brenda natës bëhen politikan të majtë, si në futboll ana e majtë. Natën tjetër bëh[n të djathtë, në futboll krahu i djathtë. Deri sa në futboll është e qartë se futbollisti i krahut të djathtë kroson me këmbë të djathtë dhe ai i majtë me këmbë të majtë. Në politikë kjo është sa për sy e faqe për tu hedhur pluhur syve popullit. Sepse as nuk dinë a janë të majtë apo të djathtë thënë shkurt të pa profilizuar. I vetmi profil i tyre është të pasurohen vet dhe ta varfërojnë popullin,kurse për shtet as që brengosën. Ja ky është profili i tyre.

Deri sa në legjislacionin e kaluar kishim një strukturë tepër të vrazhdë politike, zanafillën e kishte që nga fillimi. E shndërruan sallën e kuvendit që më shumë gjasonte në një stadium të demoluar të futbollit. Dhe dihet se stadiumet përbëhen nga katër anët. Qeveria luante me ministrat e vet ashtu sikur u konvenonte atyre, pa i marrë para sysh pasojat për shtetin. E filloi një lojë tepër të turpshme me demarkacionin. Në anën Jugore i jep me mijëra hektarë Maqedonisë në mënyrë jo transparente. Në Veri as që ka qasje, dhe në vend që të luajë autoritetin e vet, i legalizon strukturat kriminale paramilitare serbe. Në Lindje lëre që nuk u ndihmoi shqiptarëve të Kosovës Lindore  por në një fshat të Artanës xhandarët serbë hynin në territorin e Kosovës ku shkaktonin panik tek popullata e pa mbrojtur nga qeveria e Kosovës. Dhe në Perëndim, me këmbë-ngulje donin t’i jepnin territor mbi 2mijë hektar territor Malit të Zi. Duke u bazuar në të gjitha këto dështime, njeriu normal lirishtë mund të thotë:

 Por mbanë shpresa se mundë të shifet një dritë në fund të tunelit. Këtë mrekulli e ka populli i Republikës së Kosovës në duart e veta.

Pasi shumë shpejtë do të vijnë zgjedhjet për kuvendin e ardhshëm dhe do të jetë surprizë, pas shumë vitesh mundë të vijë një Kryeministër jashtë radhëve të PDK-LDK. Sepse në garë për kryeministër do të jenë: Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe pa asnjë shansë Avdulla Hoti. Populli e ka shansin historikë që më në fund të zgjedh një kryeministër që denjësisht i përfaqëson interesat e tijë  e këta do të ishin : Ramush Hradinaj dhe Albin Kurti, kurse sa i përket Avdulla Hotit LDK-ja ka kohë që e ka humbur busullën e orientimit në natyrë dhe është futur në një shkretëtirë që vështirë se mund të dal. Në këtë shkretëtirë LDK-ën e futi Isa Mustafa duke i futur thikë pas shpine Fatmir Sejdiut dhe duke i larguar të gjithë njerëzit e aftë nga organet e LDK-ës. Shembulli më eklatant është largimi nga lista e deputetëve ekspertin e Gjeografisë dhe njëri ndër më të zëshmit për mbrojtjen e kufirit me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi. Përfundimisht njerëzit e mirë nuk kanë vend në LDK. Kurse rasti më i shëmtuar ishte kur ky grup “famozë” i Isa Mustafës kohë më parë thuaja bënë atentatin e dytë në familjen patriotike të Jusuf Gërvallës.

Të vetmit politikanë që mundë ta nxjerrin Republikën e Kosovës nga kjo situatë janë Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti. Që të dy kanë një veprimtari të pastër patriotike. Për Ramushin dihet se çfarë kontributi ka dhënë në UÇK në momentet më të vështira kundër Serbisë. Ai me krejt familjen e tij dha një kontribut të jashtëzakonshëm. Gjithashtu Albin Kurti ka një karrierë të pastër patriotike kombëtar. Një sypatrembur i cili në momentet më të vështira arriti si student të jetë njëri ndër organizatorët demonstratave të para në regjimin e Millosheviqit, pastaj i arrestuar gjatë luftës nga forcat e Millosheviqit. Në gjykatat e Serbisë me guxim të lartë u tha: nuk e njoh këtë gjykatë. Ministrit serb i thoshte: me ty sdua të bisedoi. Dhe pas lirimit nga burgu në mënyrë të vazhdueshme dhe me këmbë ngulje kërkonte Bashkimin-Kombëtarë. Për herë të parë populli i Republikës së Kosovës ka rastin historik që të votojë për të mirën dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë …