Brickos

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pasi cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), i cili bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës. Tahiri ka thënë se janë shumë çështje të cilat e bëjnë këtë projektligj të papajtueshëm me Kushtetutën nga njëra anë, dhe të papranueshëm për shkak të mundësisë që krijon për nërhyrje politike nga ana tjetër. “Ky ligj cënon rënd pavarësinë e gjyqësorit të Kosovës. Ky është një ligj që shtrinë ndikimin e politikës në këshillin prokurorial. Që nga themelimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, asnjëherë nuk kemi parë një tendencë të tillë për të kapur Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky ligj bie ndesh me gjashtë nene të Kushtetutës së Kosovës. Argumentimet të cilat i ka sjellë PDK-ja, konsiderojmë se janë një bazë e majftueshme për ta nxjerrë në kundërshtim me Kushtetutën një ligj të tillë.”, ka thënë Tahiri. Më tej, ai ka thënë se Qeveria, përmes votimit të këtij ligji, e ka kapur sistemin e drejtësisë në dorë përmes Këshillit Prokurorial. “Në mes të dy leximeve, nuk janë marrë në konsideratë as rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prandaj, këto janë arsye shtesë pse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Këtë ligj e degradon edhe përbërja politike e këtij Këshilli. Tash, çdo kush mund të bëhet anëtar i Këshillit Prokurorial, mjafton të ketë mbështetjen e politikës. Pra, tash, Këshilli Prokurorial është direkt i varur nga politika – respektivisht nga mazhoranca. Kjo është e papranueshme, në kundërshtim me Kushtetutën, prandaj edhe jemi të bindur që një vendim të tillë do ta nxjerrë dhe konfirmoj edhe vetë Gjykata Kushtetuese.”, ka thënë Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …