Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Ka dyshime për financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje dy vite më parë, nga Martin Berishaj

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se pas shqyrtimit të raportit të Komisionit Hetimor për Energjinë Elektrike,  të mërkurën, do të dorëzojnë një kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Ai ka thënë se raporti i Komisionit Hetimor, në të cilin është intervistuar edhe ambasadori Berishaj, përmban shumë gjetje rreth menaxhimit të krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës dhe, në anën tjetër po ashtu jemi duke përgatitur një kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentin e miratimit apo mosmiratimit të raportit ne do ta dorëzojmë këtë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Tahiri. Abelard Tahiri ka deklaruar se ka dyshime për financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje,  dy vite më parë nga Martin Berishaj.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …