Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Kryeministri Kurti nuk ka alternativë tjetër veç largimit të Hekuran Muratit nga posti i ministrit të Financave

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka komentuar statuset e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth çështjes së veteranëve të luftës. Ai statusin e vitit 2016 të Muratit e ka cilësuar si skandaloz, teksa ka thënë se kryeministri i vendit s’ka alternativë tjetër veç largimit të tij nga posti i ministrit të Financave. “Ne shohim se këtu ka tashmë një agjendë të ministrit Murati që ka një kundërshtim të madh ndaj kësaj kategorie. Ne i kërkojmë kryeministrit dhe i kemi thënë edhe dje se e ka një ministër të Financave që është totalisht i paaftë, një ministër që veç me numra nuk flet, me një ministër që vjen me qëllime të caktuara për t’i fyer deputetët e opozitës dhe fyerjet e tij ndaj veteranëve të UÇK-së janë të papranueshme”, është shprehur Tahiri.  Me largimin e Muratit nga posti i ministrit, Kurti e çliron edhe veten, pasi sipas tij, në krye të kuletës së shtetit ka vendosur një njëri  të paaftë, por që fyen dhe  që ofendon.

 

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …