leoni

Abelard Tahiri: Ligji që ndalon mohimin e krimeve të luftës është i domosdoshëm

Abelard Tahiri: Ligji që ndalon mohimin e krimeve të luftës është i domosdoshëm

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se çështja e kërkim faljes duhet të jetë kërkesë e përhershme në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Sipas tij, tema të tilla nuk mund të burojnë nga mandati i një individi, por janë të shoqërisë. Në një konferencë për media, ku bashkë me ministrin e drejtësisë kanë folur për nismën ligjore për mohimin e krimeve të luftës në Kosovë, Hoxhaj ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Kosovë para 20 vjetësh, nuk duhet të harrohet asnjëherë. Ditë më parë Qeveria e Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Drejtësisë që të hartojë një ligj i cili penalizon mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovë. Kurse, sot zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili e kishte propozuar këtë iniciativë ligjore dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri kanë biseduar rreth hartimit të ligjit duke theksuar se një nismë e tillë është e domosdoshme.  Ndër të tjera, Hoxhaj u përgjigj edhe për temën e kërkim faljes, si kërkesë e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …