Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Ulja e pagave për prokurorët e gjyqtarët në fakt është edhe përndjekje e tyre, e cila nuk duhet të lejohet

Abelard Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në Kuvendin e Kosovës,  ka deklaruar se ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk ka të bëjë me buxhetin, dhe ligjshmërinë, por është përpjekje e paramenduar e kryeministrit Albin Kurti për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend dhe ligj.  Tahiri ka thënë se me uljen e pagave për prokurorët e gjyqtarët në fakt nuk është jo vetëm përpjekje, por edhe përndjekje, e cila nuk duhet të lejohet. “Në së paku 10 vjetët e fundit, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar një perspektivë ku organet e drejtësisë punojnë të pavarura, të pandikuara, të paanshme, që zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç e përcakton Kushtetuta, dhe që për punën e tyre marrin kompensim adekuat e meritor. Sot, kjo perspektivë u përmbys, nga kryeministri që po përmbysë çdo gjë të mirëfilltë, përballë mësymjes jo konvencionale me të cilën ai i është qasur qeverisjes”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …