leoni

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka mbajtur takimin e 280-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj

Albert Zogaj: Nëse qeveria nuk e shfuqizon vendimin, Këshilli do të marrë masa tjera nga data 8 dhjetor e këtij viti

Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe kryetarët e gjykatave kërkojnë nga qeveria e Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin numër 03/109 të datës 23 nëntor 2022. Puna e gjykatave reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm për shërbimet esenciale. Lista e shërbimeve esenciale do të miratohet nga këshilli gjyqësor i Kosovës në takimin e datës 24 nëntor 2022. Këshilli Gjyqësor dhe gjykatat pezullojnë bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në çdo aktivitet të organizuar apo ku janë prezent përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës. Nëse qeveria e Kosovës nuk shfuqizon vendimin e datës 23 nëntor 2022 numër 03/109, Këshilli Gjyqësor Kosovës me datë 8 dhjetor 2022 do të vendosë për masa të tjera. Ky vendim i këshillit hyn në fuqi sot me datë 23 nëntor 2022”, ka thënë kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj në një konferencë të jashtëzakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

VMRO-DPMNE: Zaevi për të shpëtuar nga krimet pranon dygjuhësinë

Fronti Evropian: VMRO po bën union me parti proruse dhe antishqiptare

VMRO dhe Mickoski edhe zyrtarisht po proklamon koalicionin me Levicën e Apasievit dhe partinë ZNAM …