Adil Behramaj: Për Albin Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç

Adil Behramaj: Për Albin Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç

Ish-këshilltari i ish-kryetarit Thaçi, Adil Behramaj ka ironizuar me politikat sociale që ka prezantuar kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ndaj fëmijëve. “Për Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për çdo fëmijë mes moshës 2 deri 16 vjeç.”, ka shkruar Behramaj. Derisa sipas tij, aktualisht, Qeveria ndan nga 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive (kopetë e këtyre të fundit arrijnë deri në mbi 1 mijë krerë vetëm të një pronari). Madje, edhe për çdo therje të gjedhit në thertore të licencuara, Qeveria aktualisht ndan nga 75 euro për krerë.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …