Imunologu amerikan Anthony Fauci thotë se pandemia dhe numri i lartë i viktimave do të vihet shpejt nën kontroll

Imunologu amerikan Anthony Fauci thotë se pandemia dhe numri i lartë i viktimave do të vihet shpejt nën kontroll

“Pandemia dhe numri i lartë i viktimave do të vihet shpejt nën kontroll nga procesi i vaksinimit”. Këtë njoftoi për CNN imunologu amerikan Anthony Fauci. “Unë besoj se do të dëgjoni më shumë rekomandime se si mund të zbutni ashpërsinë e disa prej masave, veçanërisht kur keni të bëni me gjëra të tilla si familja juaj personale kur njerëzit janë vaksinuar”, tha Dr. Fauci. Dhe në fakt, disa prej ndryshimeve janë tani publike pasi personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar. Nga ana tjetër furnizimi me vaksina pritet të rritet, siç bëjnë të ditur kompanitë farmaceutike.

Kontrolloni gjithashtu

Rudina Xhunga rikthen në vëmendje një faqe të artë të humanizmit shqiptar

Gazetarja Rudina Xhunga solli në qendër të debatit publik një prej kapitujve më të ndritshëm …