Adil Fetahu

Adil Fetahu: PROMEMORJA E ISMAIL QEMALIT DREJTUAR SULLTANIT ABDYL HAMID, KUKËRKONTE ZBATIMN E KUSHTETUTËS DHE të REFORMAVE I

(Qeveritarët ndahen në tri kategori: Të parët janë ata që kanë mend vetë e dinë ta drejtojnë shtetin me zotësinë e tyre, dhe këta janë më të mirët. Të dytët janë ata që nuk kanë mend vetë, por përfitojnë na zotësia e këshilltarëve të tyre, dhe këta janë mesatarët. Të tretët janë qeveritarët që nuk janë të zotët as vetë dhe as dijnë të përfitojnë nga këshillat e miqve të tyre, dhe këta janë më të humburit”. – Niccolo Machiavelli).

Ismail Qemali (1844 – 1919) ishte një nga personalitetet më të ditura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Dyzet vjet shërbeu në administratën e Perandorisë Osmane dhe ishte njeriu më i arsimuar dhe më i ditur i asaj administrate. Pas mbarimit të Gjimnazit të njohur “Zosimea” në Janinë,k ishte kryer  studimet për drejtësi dhe ekonomi në Paris. Përveç gjuhës amtare shqipe, njihte  osmanishten, turqishten, greqishten e vjetër, latinishtn,I talishten dhe frengjishten. Në Perandorinë Osmane kreu me sukses detyra në pozita të larta në cilat i ishin besua: guvernator i përgjithshëm i Talinës (Bullgari); Danubit të Poshtëm; Bolluit e Galipolit (Turqi); Bejrutit; Libanit:, Sirisë. Ishe këshilltar personal i sulltanit Abdyl Hamidi II,  në perudhën 1892-1900.  Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë Shtetëror. Kur u emërua Vali i Tripolit (Libi) në vitin 1900, nuk shkoi atje, por la karieren, familjen dhe pasurinë e tij në Turqi, e shkoi nëpër kryeqytetet e Europës për të përfituar përkrahje për pavarësinë e Shqipërisë. Dhe ja fjalia lapidare që kishte thënë për punën e tij të mëtejme në shërbimtë të atdheut: ”Veziri i Madh (kryeministri,v.j.), Qemal Pasha, nguli këmbë të qendroja përkrah tij dhe më ofroi një portofol në qeveri. Në rrethna të tjera do ta kisha praniuar këtë detyrë të nderuar me kënaqësi, por tani një detyrë më e lartë me shtrëngonte ta hidhja poshtë oferten. Nuk e kisha më vendin aty, e kisha tek atdheu im, të cilit ia kisha borxh t’i shërbeja deri në fund”, kishte thënë Ismail Qemal Beu. Dhe punoi pareshtur plot dymbëdhjetë vjet, derisa arriti ta shpallë pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912, dhe u zgjodh kryeministër e ministër i jashtëm i shtetit të tij, detyra këto që i kreu me përkshtim deri më 22 janar 1914, në kohën kur territori i Shqipërisë ishte i pushtuar nga ushtri të hueja dhe rrezikohej copëtimi i saj midis monarkive fqinje.

Meritën e Ismail Qemalit për pavarësinë e Shqipërisë e ka panuar edhe tirani shqiptar, Enver Hoxha. Në librin e tij, “Vepra…” vëllimi 24, fq.14, shkruan: “I mbështetur fuqimisht në kryengritjen e përgjithshme të armatosur e me vullnetin e delegatëve të ardhur nga të gjitha anët e Shqipëisë, Plaku Ismail Qemali kreu aktin e shkëlqyer historic, duke ngritur më 28 Nëntor 1912 Flamurin Kombëtar në Vlorën heroike, dhe duke shpallur Pavarësnë e plotë të Shqipërsë”.

Në kohën kur Perandoria Osmane kishte “marrur teposhtëzen”, për shkak të  tiranisë së Sulltanit Abdyl Hamidi II, korrupsionit dhe “brejtjes” nga barenda dhe synimieve të Fuqive të Mëdha të Europës nga jashtë,  Sulltani i kishte kërkuar këshilltarit të tij, Ismail Qemal Beut, të përgatiste  një relacion si udhërrfyes se si të dilej nga situata e krijuar. Ismail Beu e kishte bërë një analizë të hollësishme të gjendjes, të shkaqeve dhe pasojave që mund të ndodhnin, dhe kishte propozuar reforma të menjëhershme radikale për ta tejkaluar gjendjen e krijuar, duke insistuar në rikthimin e zbatimit të Kushtetutës, të cilën vet  Sulltani e kishte miratuar sapo kishte hypur në pushtet në vitin 1876, por që më vonë, me zhvillimin e tiranisë së pushtetit të tij e kishte lënë jashtë fuqie dhe i ndiqte e persekutonte këdo që kërkonte zbatimin e saj.  Ismail Beu, me një gjuhë diplomatike, me elozhe për personalietin e Sulltanit, me guximin e pashoq, me akuza mjaft të rënda mu në adresë të Sulltanit dhe të njerëzve të pazotët e të korruptuar përreth tij, me sinçeritetin e dashamirësit të Perandorisë, i propozon Sulltanit zgjidhje, të cilat do ta çlironin Perandorinë nga trazirat e brendshme dhe nga  aspiratat e pesionet e jashtme. Sipas tij, zgjidhja e krizës mund të bëhej me rikthimin dhe zbatimm e kushtetutës, të përmirësuar duke ia përshtatur kohës dhe kushteve të reja, me zgjërimin e të drejtave qytetare dhe të nacionaliteteve, me zhvillim ekonomik dhe me zgjedhjen e njerëzve të aftë e të ndershëm në postet e rëndësishme të administratës së Perandorisë. Vetëm një kokë e mençur dhe një trim i sinçertë,siç ishte Ismail Qemali ka ditur dhe guxuar t’ia bëjë sulltanit më tiran, në kohën kur për kërkesa ose kritika shumë më të vogla, shumë funksionarëve të lartë të Perandorisë “i ka mbetur koka pa kapuç, ose kapuçi pa kokë”. Po, duket se Sulltani e kishte kuptuar sinçeritetin dhe përkushtimin e Ismail Beut për të ruajtur pavarësinë dhe prestigjin e Perndorisë  prandaj ka mundur t’i kapërdijë kritikat, fajet dhe akuzat që ia kishte shqiptuar në Promemorje.

Teksti i Promemorjes së Ismail Qemalit , të cilën ia kishte dërguar Sulltanit tiran Abdyl Hamidi, është një urrëfyes i mirë edhe për “sulltanët”, tiranët e kohës sonë. Është tekst i gjatë, por ia vlenë të lexohet nga të gjithë ata që janë në pushtet, ata që pretendojnë të marrin poste në pushtet, ose ata duan të dijnë se si duhet të udhëhiqet shteti.  Tekstin e Promemorjes e mora nga libri: ISMAIL QEMALI – përmbledhje dokumentesh 1888 – 1919; përgatitur nga Teuta Hoxha. Vijon

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe. Lufime të ashpra po zhvillohen edhe në brezin kufitar sidomos në Koshare. (E premte 30 prill 1999)

Ahmet Qeriqi: Vazhdojnë bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe. Lufime të ashpra po zhvillohen edhe në brezin kufitar sidomos në Koshare. (E premte 30 prill 1999)

Moti ka filluar të përmirësohet dukshëm. Edhe gjelbërimi sa vjen e pi i vishet tërë …