leoni

Admirali Dragone: KFOR-i vazhdon ta ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe për të nxitur një Kosovë multietnike dhe demokratike, deklaroi admirali Giuseppe Cavo Dragone gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Admirali Dragone, kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s, vlerësoi punën dhe përkushtimin e personelit të KFOR-it, duke theksuar se misioni i tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë ka qenë i pandërprerë që nga viti 1999. Një vlerësim i veçantë për Ekipin Ndërlidhës dhe Këshillues të NATO-s, tani të udhëhequr nga gjenerali Christian Nawrat, për rolin kyç në këshillimin dhe mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar kështu në rritjen e stabilitetit rajonal,” shkroi admirali Dragone. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 11 mars, përsëriti angazhimin e Aleancës për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Prania jonë këtu sot është një dëshmi e qartë e përkushtimit për sigurinë afatgjatë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Në Tiranë mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes, pritet prezantimi i Planit Marshall të Ramës

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka njoftuar se më 10 shtator në Tiranë do të …