Adri Nurellari: Kryeministrit, Albin Kurti i leverdis kjo krizë zvarritëse e zgjedhjeve të reja

Analisti, Adri Nurellari ka vlerësuar se kryeministrit, Albin Kurti i leverdis kjo krizë zvarritëse e zgjedhjeve të reja. Ai ka shkruar se shefi i qeverisë e din që edhe pas zgjedhjeve të reja, nuk do të mund të zgjidhet presidenti pa votat e partisë që ai drejtion. “Kurti e di se edhe pas zgjedhjeve të reja nuk do i ketë votat për ta zgjedhur i vetëm presidentin, por e di edhe se pa të nuk do zgjidhet dot. Por deri atëherë, ai nuk ka pasur asnjë ngut për kompromis, sepse sidoqoftë mbetet kryeministër dhe mban levat kryesore të pushtetit ekzekutiv. Pikërisht për këtë arsye i leverdis kjo krizë zvarritëse e zgjedhjeve të reja i leverdis. Me një president ad interim si Haxhiu, ai zgjeron kontrollin politik nëpërmjet emërimeve në institucione, diplomaci, borde dhe poste kyçe. Edhe nëse pas zgjedhjeve të 7 shkurtit vjen kompromisi për presidentin, aparati institucional do të jetë mbushur paraprakisht me besnikë që mbeten aty me mandate të përcaktuara për vite (përveç rasteve kur kapen në shkelje ligjore): ka shkruar analisti, Adri Nurellari.

Kontrolloni gjithashtu

Eman Rrahmani: Qeveria po financon OJQ-të, ndërsa ushtria dhe policia po zbrazen nga uniformat

Kandidati për deputet, Eman Rrahmani, ka kritikuar ashpër prioritetet e Qeverisë Kurti në sektorin e …