Aeroporti i Barcelonës në kaos, anulohen 45 fluturime për shkak të protestave të përshkallëzuara

Aeroporti i Barcelonës në kaos, anulohen 45 fluturime për shkak të protestave të përshkallëzuara nga katalanasit

“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të vogla në përleshjet midis protestuesve dhe policisë”, tha sot një zëdhënës i aeroportit, duke shtuar se situata e aeroportit është e qetë aktualisht, por 45 fluturime u anuluan për shkak të problemeve të djeshme. Protestat u përshkallëzuan të hënën pasi Gjykata Supreme spanjolle dënoi nëntë katalanas me 9 deri në 12 vjet burg, dhe sipas një zëdhënësi të aeroportit, protestuesit nuk hynë në terminal, kështu që dëmi ishte i vogël. Ai tha se nuk kishte informacion për numrin e udhëtarëve që u prekën nga anulimi i fluturimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …