leoni

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Kryeministri Haradinaj bën të ditur se Kosova e tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj i ka dërguar sot letër Asamblesë së Interpolit, me të cilën e njoftonte se Kosova po tërheq kërkesën për anëtarësim në Interpol. Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ka shkruar Haradinaj. Mediat serbe raportojnë se ambasadorit të Serbisë në Paris i është dorëzuar nota me të cilën Ramush Haradinaj tërheq kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kjo notë ka arritur sot pak pas orës 15. Sipas paralajmërimeve, kërkesa e Kosovës është dashur të procedohet në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit më 17 tetor dhe në lidhje me kërkesën duhej të votohej dy herësh. Njohësit e rrethanave ishin të bindur se kërkesa e Kosovës nuk mund të kalonte.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …