Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs i shtohet edhe njё destinacion i ri

Nga data 16 Dhjetor 2020, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” lidhet edhe me qytetin gjerman Karlsruhe/Baden-Baden me kompaninё ajrore “Wizz Air” e cila ёshtё kompani low cost.

Pas linjave tё suksesshme nё aeroportin e Prishtinёs si Londra, Dortmundi, Bazeli, Milano, Memingeni, Viena dhe Budapesti, tani mё kanё dalё nё shitje edhe biletat pёr destinacionin e tetё me radhё, atё tё Karlsruhes/Baden Baden.

Njё trend i rritjes sё fluturime ka filluar hovshёm nё destinacionin e Kosovёs duke shtuar edhe numrin e udhёtarёve si dhe kompanive tё reja qё operojnё kёtu.

Kompania Wizz Air shёrben nё rreth 140 destinacione nё Evropё dhe rreth 40 shtete.

Kontrolloni gjithashtu

Sokol Haliti, fiton mandatin e katërt për të udhëhequr me komunën e Vitisë

Kryetari aktual i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti ka fituar edhe një mandat 4-vjeçar …