Agim Aliu vlerëson Ansamblin “Kastriotët” për sukseset dhe kontributin në promovimin e kulturës ferizajase

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, me qëllim të vlerësimit të sukseseve të tyre të fundit dhe diskutimit për projektet e ardhshme në shërbim të kulturës dhe trashëgimisë kombëtare.

Aliu ka theksuar se ansambli përfaqëson një nga vlerat më të çmuara të identitetit kulturor të Ferizajt, duke e promovuar qytetin dhe traditat e tij në aktivitete e skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij, puna dhe përkushtimi i anëtarëve të ansamblit kanë bërë që emri i Ferizajt të prezantohet denjësisht përmes këngës, valles dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare.

Gjatë takimit u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe mbështetjen institucionale që do të mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të ansamblit, me synimin që kjo vlerë kulturore të vazhdojë të ruajë, kultivojë dhe promovojë identitetin artistik ferizajas.

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” konsiderohet një ndër ambasadorët më të rëndësishëm të kulturës lokale, duke kontribuar ndër vite në ruajtjen e folklorit dhe traditave shqiptare, si dhe në prezantimin e tyre para publikut vendor e ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent

Sot, përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në …