Afati i fundit i paraqitjes për regjistrim të dëmeve të shkaktuar nga vërshimet është deri më 28 shtator 2022

Pas situatës së krijuar si rezultat i vërshimeve të datës 17 shtator 2022, njoftohen të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit, se afati i fundit i paraqitjes për regjistrim të dëmeve të shkaktuar është deri ditën e mërkurë, datë 28 shtator 2022. Komisionet e formuar janë vazhdimisht në terren duke bërë regjistrimin e dëmeve, më pas do të përpilohet raport, i cili do të dorëzohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ku do të kërkohet kompensim i dëmeve. Për të gjithë ata që kanë nevojë të kontaktojnë me komisionet për regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve, këta janë numrat:

Në zonën: Krushë e Madhe, Artan Asllani: 044 546 630 – amvisëri, Veton Mustafa: 044974356- bujqësi

Zona: Ratkoc, Hasan Vuçiterna: 045 827 908 – bujqësi, Jeton Kryeziu: 044 146 561 – amvisëri

Zona: Fortesë, Ilvi Durguti: 044230063 – bujqësi, Sokol Thaçi: 044 744 045 – amvisëri

Tërë territorin e komunës së Rahovecit, Jetmir Ukaj: 045 531 070 – infrastrukturë publike. Komuna e Rahovecit mbetet me shpresë, se do të gjejnë përkrahjen e mjaftueshme që dëmet do të kompensohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që bujqit dhe qytetarët të kenë të paktën përkrahjen optimale për t’u rikthyer në normalitet.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …