valamobile
mbpzhr 2018
MIT
Airport Adem Jashari
kek
akp deri me 5 maj
Fillimi / Dëshmorët / Afete Hamzë Jashari (16. 8. 1980 – 5. 3. 1998)
Afete Hamzë Jashari

Afete Hamzë Jashari (16. 8. 1980 – 5. 3. 1998)

Beteja e Prekazit, e zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 ka qenë njëra ndër betejat më krenare e më heroike të historisë së luftës sonë për liri, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Tri ditë rresht luftuan në mbrojtje të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor të gjithë Jasharët, duke filluar prej Legjendarit, Adem Jashari, vëllait të tij, Hamzës, babait, Shabanit dhe Jasharëve të tjerë në Kullën e heroizmit e të qëndresës. Gjatë Luftimeve ranë 56 dëshmorë nga lagjja Jashari dhe nga radhët e miqve që ishin gjendur atë ditë në rrethim. Nga familja e kryefamiljarit Shaban Jashari kanë rënë:
Shaban Murat Jashari, Zahide Shaban Jashari, Zarife Bahtir Jashari, Hamëz Shaban Jashari, Feride Ramadan Jashari, Adem Shaban Jashari, Adile Bahtir Jashari, Hidajete Rifat Jashari, Valdete Rifat Jashari, Igballe Rifat Jashari, Igball Rifat Jashari, Selvete Hamzë Jashari, Afete Hamzë Jashari, Besim Hamzë Jashari, Lirie Hamzë Jashari, Blerim Hamzë Jashari, Fatime Hamzë Jashari, Blerina Hamzë Jashari, Fitim Adem Jashari, Kushtrim Adem Jashari.
Nga familja e ngushtë e Hamzë Jasharit kanë shpëtuar, Bekim e Besarta Jashari.

Afete Hamzë Jashari ka lindur në fshatin Prekaz i Ulët të Skënderajt, më 4 gusht të vitit 1980. Prindërit e saj, Hamzë dhe Feride Mecini-Jasharit, lindën dhe rriten tetë bij e bija.
Afetja, ashtu sikur të gjithë bijtë e bijat e Jasharëve, shkollimin fillor e kreu në Skënderaj. Ajo ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe kur më 30 dhjetor të vitit 1991, forcat e pushtuesit serb, milicë e ushtarë, rrethuan kullën e familjes, në Prekaz të Ulët. Zhvillimet tronditëse të asaj dite kur babai i saj, Hamza dhe xhaxhallarët kishin luftuar tërë ditën pa u dorëzuar para sulmit armik kishin ngelur në mendjen e Afetes. Ajo ka përjetuar edhe rrethimin e dytë të kullës nga forcat serbe, më 22 janar të vitit 1998, kur nga afër kishte parë rezistencën e gjyshit, xhaxhallarëve por edhe kushërinjve të saj. Atë ditë të acartë janari, që po paralajmëronte ndeshje edhe më të përgjakshme, nga predhat e armëve armike kishte marrë plagë edhe motra e saj, Selvetja së bashku me Ilirianën.
Ashtu si tërë familja Jashari edhe Afetja ishte e edukuar por edhe e përgatitur për t’u flijuar për lirinë e ëndërruar të atdheut. Bijtë dhe bijat e Jasharëve e kishin vrarë frikën me kohë. Ata ishin kalitur që në fëmijëri, duke qenë të vetëdijshëm se prindërit e tyre, për dallim nga të tjerët mbanin armë dhe gjatë natës bënin roje.
Më 5 mars të vitit 1998, Jasharët ishin barrikaduar në Kullën e Rezistencës dhe ua kishin bërë me dije forcave të shumta policore e ushtarake serbe se pushtuesi nuk do të kalonte mbi trupat e gjallë të tyre dhe për të gjallë të tyre asnjë serb nuk do të shkelte brenda shtëpive shqiptare. Atë ditë, gjatë luftimeve të pandërprera, Afetja ndodhej në Kullën e Rezistencës, së bashku me babain, Hamzën, nënën, Feriden, motrat: Selveten, Lirinë, Fatimen e Blerinën dhe me vëllezërit Besimin e Blerimin. Nga familja e ngushtë e Hamzë Jasharit i shpëtuan vdekjes Bekim e Besartë Jashari.
Familja Jashari e Prekazit ka marrë shumë mirënjohje, falënderime e dekorata nga instancat shtetërore të Kosovës e të Shqipërisë politike. Për aktin heroik të saj, kryeadministratori i parë i Kosovës Bernard Kushner kishte deklaruar se po të kishte çmim Nobel për rezistencë, çmimi i tillë pa dyshim se do t’i takonte familjes Jashari. (A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 - 22.4.1999)

Azem Vehbi Behluli (10.5.1968 – 22.4.1999)

Fshati Mushtisht i komunës së Therandës shtrihet rrëzë Bjeshkëve të Sharrit dhe në luftën e ...