Agim Aliu: Familjet që i dhanë Kosovës, dëshmorët e lirisë janë fanarët tonë në udhën e drejtë të përparimit

Agim Aliu: Familjet që i dhanë Kosovës dëshmorët e lirisë janë fanarët tonë në udhën e drejtë të përparimit

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit të kombit, Bilall Shala, gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu më bashkëpuntorë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe dhjetëra qytetarë bën homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në përkujtim të dëshmorit të Kombit, Bilall Shala, në përvjetorin e rënies së tij. Me këtë rast, i pari i Ferizajt, tha se familjet që i dhanë Kosovës, dëshmorët e lirisë janë fanarët tonë në udhën e drejtë të përparimit. Edhe Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi çmoi lartë veprën e dëshmorit Bilall Shala për lirinë e Kosovës. Me vendosjen e kurorave të luleve dhe përkuljen para lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, kanë përfunduar homazhet në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …