Agim Bahtiri kërkon kthimin e 12 mijë shqiptarëve, në Veri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në takimin me përfaqësuesit e UNHCR-së ka potencuar problemin e 12 mijë shqiptarëve, të cilët janë dëbuar nga veriu i Mitrovicës dhe tani jetojnë në jug, si refugjatë në qytetin e tyre. Nëpër komuna të Kosovës janë duke u bërë përgatitjet për hartimin e planeve komunale për të zhvendosurit dhe për zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së tyre. Strategjia, apo Plani Komunal për të Zhvendosurit është duke u hartuar edhe në komunën e Mitrovicës, e cila është e njohur në Kosovë në numër të madh të të zhvendosurve, të cilët jetojnë si refugjatë në qytetin e tyre. Shumica prej tyre paguajnë qira, pasi që komuna nuk ka mjete për t’ua siguruar banimin, ndërsa serbët e veriut nuk lejojnë kthimin e tyre në shtëpi dhe banesa të veta.Hartimi i planeve komunale për të zhvendosurit mbështetet nga UNHCR-i, por për ndryshim nga komunat tjera, Mitrovica ka specifikat e veta sa u përket të zhvendosurve.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …