Agim Çeku: Në NATO nuk hyn vetëm ushtria, por shteti – dështimi është politik, jo ushtarak

Ish-kryeministri dhe arkitekti i transformimit të UÇK-së në TMK e më pas në FSK, Agim Çeku, thotë se pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në NATO nuk është ushtria, por politika e jashtme e vendit. Çeku thekson se FSK-ja tashmë i përmbush standardet profesionale të NATO-s, madje është më e avancuar se ushtritë e disa vendeve që janë anëtarësuar më herët. Sipas tij, në NATO nuk anëtarësohet vetëm ushtria, por shteti si partner i besueshëm politik dhe diplomatik. Ai kritikon ashpër politikën e jashtme të viteve të fundit, duke e cilësuar si pasive, jo bindëse dhe jo kredibile, që sipas tij po dobëson aleancat ekzistuese dhe po pengon krijimin e partneriteteve të reja. Çeku thekson se rruga e Kosovës drejt NATO-s është vizion i hershëm që nga viti 1999 dhe akuzon qeverinë aktuale për veprime diplomatike amatore. Ai vlerëson se AAK-ja dhe Ramush Haradinaj kanë planin më konkret për anëtarësimin në NATO, duke premtuar diplomaci aktive dhe profesionale në shërbim të këtij qëllimi strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …