Serbia - Rusia

Agim Nesho: Perëndimi i ka dhënë një mundësi Serbisë, por në dëm dhe mbi kurriz të Kosovës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke folur lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe takimin në Bruksel të  kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit serb Aleksander Vuçiç  konsideron  se Rusia po përpiqet të zgjerojë influencën e saj në Ballkan. Problemi që ka krijuar Rusia me pushtimin e Ukrainës ka bërë që të mos krijohet një vatër e dytë që është Ballkani Perëndimor, një vatër krize duke ditur që kemi elementë përkrahës dhe satelitë të Rusisë Vuçiçin me  Serbinë, Dodikun dhe Republikën Serbe. Duke ditur dhe influencat e tyre me partitë pro ruse që janë në Mal të Zi ose përpjekjet për të destabilizuar të gjithë rajonin, oasi sipas tij Projekti i Rusisë është të thyejë të gjithë arkitekturën e sigurisë, sidomos vendet e NATO-s dhe të krijojë një destabilitet të paangazhuar të Ballkan”. Perëndimi i ka dhënë një mundësi Serbisë, por në dëm të Kosovës, një mundësi në kurriz të Kosovës. Ata e kuptojnë si një proces historik, një proces ku në momente të caktuara është arritur një konsensus. Kjo është kohë prove për Vuçiçin. Të gjitha këto po bëhen  duke i treguar Vuçiçit  vetëm karrotën ka saktësuar sh-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …