Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, reagoi pas kritikave gjatë ditëve të fundit nga ana e rivalit të saj politik, Igli Cara

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, reagoi pas kritikave gjatë ditëve të fundit nga ana e rivalit të saj politik, Igli Cara

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ka reaguar pas kritikave të bëra gjatë ditëve të fundit nga ana e rivalit të saj politik, Igli Cara. Në një postim në “Facebook”, Sako ka theksuar se politika për të është një ballafaqim vizionesh dhe jo një përballje personale mes kandidatëve. Duke qenë se Igli Cara merret më shumë me mua, sesa me mamën e tij siç e thotë edhe vetë, dua t’ju them dy fjalë! Igli Carën unë nuk e njoh, emrin e tij e kam dëgjuar dikur si njeri që shiste vende pune kur PD-ja ishte në pushtet. Por për këtë nuk kam asnjë provë. Ndërsa prova se Igli Cara është vetë një politikan i vjetër, i cili i shitet padronit të radhës dhe nuk meriton të merret seriozisht, është para syve të gjithë durrsakëve. Sipas Sako, kundërshtari i saj politik, Igli Cara deri dje ishte marioneta e Lul Bashës, ndërsa sot e Sali Non gratës dhe Ilir Floririt. Igli Cara ka gabuar rëndë që u ka dhënë dy individëve më problematikë në Shqipëri, fytyrën dhe emrin e tij, por Durrësi nuk ka më asnjë shans për t’i dhënë padronëve të Igli Carës! Prandaj i dashur Igli, në 14 maj ti do të kthehesh tek mama në pritje për padronin e radhës, ndërsa unë do vazhdoj punën me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Kryebashkiakja, Emiriana Sako ka nënvizuar më tej se bashkia është vetëm e durrsakeve dhe se nuk do të jetë asnjëherë e non gratave dhe e kukullave, që e lidhin qytetin vetëm me hallet dhe interesat personale. Në sinkron me kryebashkiaken e Durrësit, kryeministri Rama publikoi një spot elektoral. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …