Agim Shahini

Agim Shahini: Qytetarët dhe bizneset kanë shpenzuar 20 milionë euro si pasojë e mos-liberalizimit të vizave

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka organizuar konferencën përmbyllëse për medie për vitin 2016 me temën “Ekonomia e vendit dhe sfidat e vitit 2016”. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se ekonomia e vendit dje dhe sfidat e saj ishin të natyrave të ndryshme, si vështirësitë e lëvizjes së lirë si pasojë e mosliberalizimit të vizave. Sipas tij, qytetarët dhe bizneset kanë shpenzuar 20 milionë euro si pasojë e mosliberalizimit të vizave. “Po ashtu bisedimet Kosovë-Serbi ndikuan që Serbia t’i eksportojë 400 milionë euro, kurse Kosova mbetet vendi i fundit që eksporton më së paku nga Ballkani Perëndimor në Serbi. Po ashtu edhe demarkacioni dhe asociacioni kanë ndikuar në ikjen e investitorëve dhe kështu që edhe me nënshkrimin e MSA-s nuk arritëm ta ngremë eksportin”, ka thënë Agim Shahini.

Ai ka deklaruar se akciza në lëndët joalkoolike mbetet në fuqi dhe prodhuesit e vendit ende e paguajnë këtë akcizë, pavarësisht deklaratave qeveritare. “Po ashtu edhe TVSh-ja për lëndë të para në shumë produkte u paguan”, ka thënë Shahini. Më tutje ai ka thënë se papunësia mbetet një problem shqetësues. “Ne dyshojmë se shifrat e ASK-së janë të dyshimta kur dihet se investimet e huaja kanë rënë. Informaliteti dhe fiskalizmi mbeten problem i dukshëm”, ka deklaruar ai. Sipas tij, prodhimi vendor edhe më tutje nuk ka arritur ta zëvendësojë atë të huaj. “Kemi një debalancë tregtare prej 88 përqindësh import dhe 12 për qind eksport”, ka theksuar Shahini. Shahini ka folur edhe për dështimin e privatizimit të Brezovicës. “Sektorët më profitabil mbetën financiarë dhe të ndërtimtarisë, kurse më së keqi është prodhimtaria”, ka thënë ai. Në fund të kësaj konference, ABK-ja ka ndarë mirënjohje për mediet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …