leoni

Agim Vuniqi: Kush po e shtrembëron historinë?

Agim Vuniqi: Gjergj Kastrioti- Skënderbeu: Kryqtari i fundit, apo Myslimani i parë, realitet apo utopi!?

Gjate leximit te komenteve në mediat sociale sidomos në fb mund te debaton, te replikon… Disa sish “perpiqen” te jene korrekt, ndodhe edhe te “pajisin” me nje nofke te re. Thene te drejten une gezohem kur njerezit lirohen nga urrejtja dhe “denojne”-linqojne te tjeret me instrumente populiste, te shprehur ne numra. Nuk ka gje te keqe qe bejne edhe avoketeri fetare, dallueshem bile”. Une nuk dua ta kenaqi sedren e asnjerit, por vetem dua te them se hijeshia e demokracise eshte kjo, kur njerezit shfaqin pikepamjet e tyre pa asnje dro, jam shume i lumtur qe arrita kete, ngese keshtu zhvillohet mendimi cfaredo qofte. E mira e se mires eshte qe shpeton pa u share, edhepse ka paksa cinizem ne vleresimet populiste, duke u permendur atdhetar te dalluar shqiptar. Atij, asaj, disa syresh dhembi nuk ia demton buzen qe Skenderbeut ia humbin atributet kombetare duke e ngritur ne piedestal fene, cilen? Nuk dua te nderydhe debatin duke cituar, Oliver Jens Schmitt: “Sigurisht që nuk kishte asnjë antagonizëm etnik midis sllavëve (ortodoksë dhe katolikë, serbëve, bullgarë dhe kroatë / dalmatë – nuk kishte asnjë bllok sllav as në atë kohë e as më vonë) dhe shqiptarëve – të cilët as nuk përbënin një entitet kompakt etnik dhe sigurisht nuk vepronin si të tillë: shqiptarët katolikë nga Shkodra, Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.

Dua te shtoj edhe dicka te pathene, por nuk dua ta uli debatin qe shpesh perpiqet te shtremberohet, por edhe sic ndodhe shpesh ta personalizohet, nejse eshte menyre e re e te shprehurit në publik. Perfundimisht, duke mos dashur qe te cyten fundamentalistet e te gjitha ngjyrave po i inkurajoj te flasin… edhe nese perdorin nje retorike te papershtatshme, apo diskurs te ashper…, me rendesi te zhvillohet brenda kufijeve te shprehjes dhe mendimit te lire. Shpesh historia është rrëfyese e ngjarjeve me kokëfortësi, konstaton se pas shkollimit dhe edukimit të Skënderbeut si musliman, kishte gradë Iskender që ia dhanë osmanlitë. në perandoronë e së cilës ishin rreshtuar shumë shqiptarë me grada, të cilët edhe luftuan njëri tjetrin. Sigurisht që Skënderbeu njohuritë ushtarake i kishte përvehtësuar në gjuhën osmanishte dhe në fuqinë më të madhe pesëshekullore të Perandorisë Osmane, e cila kishte mbajtur pushtetin aq gjatë duke qenë fleksibile dhe duke regrutuar ushtarë, duke dhënë ofiqe dhe grada në vendet që kishte okupuar. Pra ai u dërgua në Shqipëri si ushtarak osmanli, i pajisur me dije dhe strategji ushtarake në qendrat e regrutimit të fuqisë më të madhe ushtarake për kohën, me qëllime të caktuara gjeostrategjike. Gjergj Kastrioti Skënderbeu si njëri ndër katër djemtë e Ivanit-Gjonit-Hamzës dhe pesë çupave të tij, lindi në kohën e këthesave më të mëdha historike, gojëdhanat flasin se nënës së tij Vojisavës para lindjes së trimit me fletë, i ishte dëftuar në ëndërr, si drangua, njeri me mbifuqi, i cili tuboi të gjithë burrat-princët e principatave shqiptare. “Kryqtari i fundit” sic e quan shkrimtari Virgjin Kule, kishte bërë këtë titull sfidues me shumë diplomaci, njëjtë sikurse përshkruan rrugën diplomatike të Skënderbeut, e kishte bërë ashtu për të lënë hapësirë, që nga mesjeta,  për vazhdimësinë historike në ndërtimin e kombit të ri politik në arenën ndërkombëtare, atë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ne nje koment timin me heret, gjate fazes se promovimit te librit nuk kontestova mendimin e shkrimtarit, perkundrazi kerkoja sqarim “pse jo muslimani i pare”, duke shprehe hamendesimin etik, paska te ngjyrosur: “Kryqtari i fundit vs. Muslimanit te pare”.Nga të dhënat historike të biografisë familiare të Kastriotëve emri i Gjergjit “senior”, gjyshit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut përmendet si pjesëmarrës i “Betejës së Kosovës” 1389, si prijës shqiptar në kuadër të koalicionit të krishterë të udhëhequr nga Car Llazari. Ndryshe nga ajo që spjegojne historianët serb, Gjergji, gjyshi i Skënderbeut kishte përpiluar strategjinë e sulmit natën,  për të zënë në befasi forcat turke, por ky plan ushtarak u hodhë poshtë me preteks se shumë turq do të tërhiqen dhe do t’i ikin ndëshkimit, por ndodhi e kundërta koalicioni i krishterë sulmoi forcat e osmanlive në mesditë dhe u thye keqas ushtarakisht. Historia ka mbetur e pashkruar, shpresoj te shkruhet objektivisht dhe ne te kemi perfitime prej saj. Jo te shigjetojme njeri tjetrin, por ta duam njeri tjetrin me dallime fetare, intelektuale, njerezore, asnjeri nuk jemi te perkryer.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …