leoni

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Mobilizimi i diasporës çështje oportuniteti

Cila është mërgata shqiptaro-amerikane? Diaspora apo Mërgata shqiptare është burim i pashterrshëm i derdhjes së mjeteve financiare në Kosovë, në Shqipëri, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, ky konstatim vërehet pa bërë ndonjë hulumtim të veçante nëse vizitohen vendet ku pushojnë shqiptarët, por edhe nëse bëhet ndonjë përcjellje kurioze e lëvizjes së turistëve shqiptarë (të cilët jetojnë jashtë vendit)  nëpër aeroportet vendore, pastaj në hyrjet doganore. Kjo lëvizje e mërgatës shqiptare fuqizon ndjenjën e atdhedashurisë tek fëmijtë, gjithashtu ata heshtazi përcjellin përkushtimin-mospërkushtimin që tregojnë institucionet ndaj tyre. Nuk është i mjaftueshëm kontakti i ndonjë lideri sa për sy e faqe, është shumë i rëndësishëm kujdesi institucional ndaj tyre. Prandaj, kontaktet me ta duhet të jënë të larmishme, sikurse rritja e punëtorëve të administratës dhe përkujdesi i zgjidhjes së kërkesave të tyre për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare ndaras nga popullata vendore, dmth hapja e sporteleve për mërgimtarë në zyret komunale dhe zgjidhja sa më e shpejtë e kërkesave të tyre. Do të ishte paturpësi nëse mërgimtarët gjatë kalimit të pushimeve festive, verore, dimërore, do të sorrollaten duke humbur ditë të tëra pushimi nëpër sportelet komunale. E pse mos të ndihmohen ata të cilët janë burim i pashterrshëm i mjeteve financiare në kohën kur ekonomia është jo funksionale. Kriza globale financiare ka goditur stabilitetin ekonomik dhe social të shteteve të ndryshme, dhe mërgimtarët rrisin fondet e bankave vendore, që ndikon dukshëm edhe në përmirësimin e jetesës së popullatës vendore.

Pra, cila vërtetë është diaspora shqiptare në Amerikë? Eshtë jo i frytshëm organizimi i mërgatës në baza territoriale, është shumë më i sukseshëm siç ishte i organizuar deri më tash, i përbashkët. Por, kohët kanë ndryshuar Kosova ka shpallur pavarësinë, është pranuar ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete, ajo ka Kushtetutën. Tash është duke u rrumbullaksuar edhe procesi shtetndërtimit (?), sa është real ky konstatim mbetet të shihet në vijim. Edhepse sovraniteti i Kosovës është në luhatje me lëshimet esenciale gjatë bisedimeve me Beogradin, le të shpresojmë që administrata e Trump nuk do të ndryshojë kursin përkrahës ndaj Kosovës. Një gjë e mirë është se Shqipëria ballëhapur po gjenë veten në shtratin e shteteve demokratike dhe në BE, ajo veç është bërë një faktor i rëndësishëm i paqes në botë me inkuadrimin e forcave komando si pjesë e koalicionit më amerikanë në Irak, Afganistan e kudo që është kërkuar nevoja, si pjesë e rëndësishme e alenacës së vetme ushtarake NATO-s. Por a do të ishte më mire sikur diaspora të fokusohej në organizimin e Kongresit  shqiptaro-amerikan pandan me atë “American Jewish Congress”, në fillim Këshillit apo Forumin e Mërgatës, si një formë e koordinimit me të gjitha shoqatat e organizuara në këtë shtet, është punë e vështirë, por ia vlen të punohet në atë drejtim, mendojnë disa nga aktivistët e komunitetit.

Nëse jeni të prirur të besoni se të gjithë shqiptarët dhe kudo Diaspora – do të jetë në labirinte ligjore, politike, historike dhe kundërthënie të tjera, cila është dalja? Në rastin e vendit për të bërë zgjidhje vetëm për shqiptarët e diasporës, të kufizuar me kufij administrativ siç janë tash, brenda vendit – do të bëheshin padrejtësi të shumta për të gjithë shqiptarët –qytetarët e saj, por edhe kundër shqiptarëve, të cilët për ndonjë arsye, të mos evidencës si qytetarë të saj, ashtu si edhe atyre që janë të regjistruar në bazë të Ligjit mbi shtetësinë, nuk e di sa u është lehtësuar fitimi i shtetësisë, por ata edhe ashtu i kanë të kufizuara të drejtat civile dhe politike. Rrethanat e favorshme janë rastësi, kryesisht për ata që jetojnë në diasporë dhe kanë të rregulluar statusin, janë mirë të organizuar, dhe në shtetet ku jetojnë ata janë në dispozicion me disponueshmërinë e të dhënave statistikore të standardeve demokratike dhe besueshmërinë tradicionale. Ose, çka duhet bër për ata që i takojnë brezit të tretë, të katërt e të pestë Amerikan, por edhe ata që janë në Evropë, kur dallimet ndërmjet tyre dhe shokëve të tyre me qytetarët-amë janë më të mëdha se ngjashmëritë në gjuhën, kulturën, mentalitetin, mënyrën e jetës, janë këto disa nga shqetësimet e mërgimtarëve të Michiganit …Unë jam shumë i bindur se donacionet dhe kontributi shumë i madhë i mërgatës shqiptaro-amerikane ka hapur shtigjet e ngritjes së marrëdhënievë dy palëshe të zyrtarëve vendorë me administratën amerikane në nivelin më të lartë, që janë sot, kjo veçohet sidomos në takimet e aranzhuara me aktivistë të ndryshëm të komunitetit të cilët veç kanë dhuruar eksponatet e shumta si dhe dëshmitë me foto të takimeve të ndryshme me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, ata kështu kanë rikujtuar takimet e niveleve të ndryshme që kanë pasuar, përmes mikrofonit dhe dhurimit të dokumentacionit shumë të vlefshëm muzeal të copëzuara nga koleksionarët individual, por edhe ato institucionale si Kisha Katolike e “Shën Palit në Rochester Hills, ajo e “Zojës Pajtore”, “Qendra Islamike e Michiganit”, e cila ka dhuruar  shumë dokumente autentike përmes Imamit Shuajb Gërguri, dhe Teqeja e Shqiptaro-Amerikane, si dëshmi e kontributit të tyre, me dekada. Janë dorëzuar edhe letrat e komunikimit me George W Bush, senior; me Clintonin; kongremenët D’Amato, Engel; senatorin Bob Dol, Tom Lantos…etj. Kishte emocione në takimet e rastit, ishte sidomos emocionale letra e ruajtur për bukuri e dërguar nga ish presidenti amerikan George W Bush, senior, e lexuar në anglishte nga Donika Bardha në njërin ndër takimet e rëndësishme të mërgimtarëve, që i adresohej malësorit i cili ishte vrarë më 1992 nga shërbimi sekret serb. Nga letra e lexuar konstatohej afërsia e Bushit, senior dhe bashkëshortes së tij Barbarës me kumunitetin shqiptaro-amerikan. E si mos të fascionohet njeriu shpesh-herë me fjalët shumë kumbuese të veprimtarëve të shumtë seniorë dhe të rinjë të shpërndarë nëpër Shoqata Krahinore e lokale, të tubuar në takime të përbashkëta, duke u përquar denjësisht zëri i tyre permes kanaleve lokale televizive të komunitetit, por edhe faqes afirmative “online” www.albdreams.net, të revistës “Kuvendi” dhe shumë botimeve tjera përmbajtësore. Mërgimtarët e Michiganit gjithëherë kanë pasur si synim krijimin e koleksionit muzeal, në kuadër të prezentimit të kontributit të politikës së SHBA dhe të mërgatës shiptaro-amerikane për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qëllimi kryesor i projektit është prezentuar edhe nëpërmjet ekspozitës “Amerika për Kosovën”, është krijuar një koleksion me vlera të mëdha për historinë më të re të Kosovës, që bazohet në kontributin e madh të shqiptaro-amerikanëve dhe të SHBA në përgjithësi, dhe është bë prezantimi i duhur i lidhjes së natyrshme ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Koleksioni i krijuar nga personalitetet kryesore të SHBA dhe të organizatave e personaliteteve të mërgatës shqiptare në Amerikë, që kanë kontribuar më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të duhej të përjetësohej në muzeun e Kosovës, dhe të prezantohet në një formë shumë kualitative dhe të qëndrueshme si dhe do të shërbejë si pikënisje për krijimin e një muzeu të ri të titulluar  “Amerika për shqiptarët”.  Përndryshe sesa grumbullimi koleksional i deritanishëm është domethënës dhe ka rëndësi të veçantë muzeale për Historinë e Kosovës të shekullit XX dhe atë XXI mberet të shihet. Për të bërë koleksionimin sa më cilësorë theksohet rëndësia e grumbullimit të: Eksponateve tredimensionale me rëndësi e që kanë të bëjnë me ndonjë ngjarje historike dhe dokumente me rëndësi për organizatën apo personalitetin përkatës; foto dhe xhirime që dëshmojnë aktivitetin e mërgatës shqiptare për Kosovën; eksponate të shoqatave dhe organizatave dhe personaliteteve me rëndësi të komunitetit shqiptaro-amerikan; Eksponate tredimensionale të personaliteteve politike në SHBA të cilët kontribuan për Kosovën dhe çlirimin e saj; foto dhe xhirime mediale të mediave amerikane që kanë të bëjnë me ngjarjet në Kosovë; Intervista me rëndësi; Historik i shkurtër, deri në 10 faqe, për aktivitetin e organizatës apo personaliteteve, nga themelimi deri më tani, duke përfshirë pikat kryesore të kontributit.

Përveç faktografimit të dëshmive, si subjekt i studimit do të ishte mire të prezantohen edhe burimet ekonomike, financiare, profesionale dhe burime tjera me të cilat ka disponuar diaspora për forcimin e marrëdhënieveve me SHBA, dhe shumica nga ato janë transferuar në Kosovë. Lista është, pra, e nevojshme jo vetëm për të parë operacionalizimin demografik, ekonomik, social, arsimor dhe çështje të tjera, të mërgatës, por edhe për të rritur cilësinë e politikës shtetërore ndaj diasporës, një mirëkuptim reciprok i bashkëpunimit më të mire. Përndryshe, pa një plan të detajuar dhe të përpunuar në bazë të kritereve etnike, me status administrativ (pasaportë) dhe masa të tjera – nuk përmbushen të gjitha synimet e Mërgatës. Duhet pra administrata e Shqipërisë dhe e Kosovës të jenë të përgjegjëshme për të gjithë shqiptarët; kudo që janë, të kenë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë dhe të gëzojnë pasaportën e shteteve nga kanë origjinën ata, por edhe përmbushjen e dëshirës të tjerëve. Në njëfarë mënyre të paraqiten si një përfaqësim politik dhe kombëtarë në shtetet ku jetojnë mërgimtarët, duke intensifikuar bisedimet me qeveritë e shteteve ku jetojnë ata, të cilët kanë statusin e rregulluar të vendbanimit në bazë dokumenteve ligjore ndërkombëtare, por edhe për të ndihmuar në rastet kur problemet shfaqen për shkak të neglizhencës së institucioneve vendore. Më saktësisht mund të thuhet ky binom i interesit emocional dhe material është përmbajtja e të qenit shtet-amë nga njëra anë dhe sovraniteti i shtetit në të cilin ata jetojnë si shtetas.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …